in

Besian Mustafa suspendon sekretarin e përgjithshëm, kryeshefin dhe pesë zyrtarë tjerë

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka ndërmarrë hapa pas arrestimit të 10 zyrtarëve të kësaj ministrie, nën dyshimin për keqpërdorim me subvencione.

Mustafa ka suspenduar sekretarin e përgjithshëm të ministrisë, kreyshefin e agjencisë dhe 5 zyrtarë të tjerë

“Pas konfirmimit të aktakuzës nga Prokurori i Shtetit për keqpërdorim të detyrës zyrtare, kam suspenduar sekretarin e përgjithshëm të ministrisë, kreyshefin e Agjencisë dhe Zhvillimit Ekonomik dhe 5 zyrtarë të tjerë”, ka thënë Mustafa në një konferencë të jashtëzakonshme për medie.

Mustafa ka kërkuar që kjo çështje të shkojë deri në fund.

“Çdo gjë e kemi adresuar të institucionet e drejtësisë, ftoj organet e drejtësisë këtë çështje ta çojnë deri në fund. Mbetem të gatshëm të bashkëpunojnë”, ka thënë Mustafa./ER

Lini një Përgjigje

Hoti: Këta njerëz nuk e meritojnë të jenë në institucione

Anulohen mbi 14 mijë vota të diasporës, pranohen mbi 50 mijë