Dush Gashi
Të gjithë udhëheqësit tanë paraqiten pak a shumë si tradicionalistë, por s’mbaj mend që ndonjëri syresh ta ketë përmendur fjalën “besë”! Edhe më pak të ketë dhënë besën për diçka!Por, e bëri këtë Dritan Abazoviqi, nga kryeqyteti i Malit të Zi!
Dhe, pasi e dini se për kënd është fjala, do ta besoni se kjo edhe nuk është aspak retorike populiste!Ja premtimi i tij, i dhënë me besën shqiptare:“Kam dhënë besën se do ta ndryshojmë Malin e Zi dhe se do ta luftojmë krimin e organizuar dhe korrupsionin, se do të krijojmë shoqëri qytetare, se do të bëjmë gjithçka që Mali i Zi sa më shpejt të jetë anëtar i BE-së.
Se do të investojmë të gjitha atomet tona të forcës për të pajtuar Malin e Zi dhe se nga dy pjesët e ndara të Malit të Zi të krijojmë një shtet të pasur e funksional. Kjo është fjalë që jepet dhe duhet mbajtur.
“Për këto vlera deklarohen se angazhohen të gjithë liderët tanë partiakë dhe ato do të duhej të jenë mbi të gjitha politikat partiake. Ata edhe do të mund të betoheshin me besa-besë veç e veç apo bashkërisht për to.
Por, e di se nuk do ta bëjnë!A e dini pse? Sepse nuk janë të sinqertë në këto deklarime!
Me një fjalë, në Kosovë besa ka humbur kaherë!