in

Berisha po i jep flakë revolucionit të tij !

Sherif Ramabaja

Shqiptarët pa marr parasysh ku janë, e kanë vetëm një Berishë. E Kishte paralajmëruar revolucion dhe tash po mundohet ti jep flakë.

 Testin e parë e kishte bërë me Lulin. E kishte tubuar klasën punëtore, se ata më së lehti i tubon dhe i kishte armatosur me armët më të sofistikuara për pushtimin e kështjellave.

Luli ishte dridhur si thupra në ujë kur ishte ballafaquar drejtpërdrejtë me pushtuesit dhe armatimin e tyre.

Në fund s´kishte kah t´ia mbante dhe ishte dorëzuar. Mbreti ishte ulur në karrigen e tij. Revolucioni do të vazhdoi, kishte paralajmëruar. Tash përball nuk e ka Lulin po Kristaqin, i cili i ka përfunduar të gjitha kurset e enverizmit.

Këto ditë Berisha në parlament po e zbaton fazën e dytë eksperimentale të testit mbi revolucionin e tij. Sa do të zgjas kjo fazë nuk dihet, po kazani i tij ka filluar të merr flakë.

Gjatë kësaj faze e zgjodhi edhe udhëheqësinë e revolucionit. Në krye të tij e ka emëruar vajzën e tij Argitën. Kjo gjithmonë ka dashur që të merret me politikë, e arsyetoi Berisha, zgjedhjen e saj.

Mund të ndodhë që Berisha do ti ndërroi planet për dinamizmin dhe shpejtimin e revolucionit, duke e parë përshkallëzimin e krizave botërore. Lufta për shpëtimin e klimës gjithnjë e më shumë po ashtu po dështon, kurse luftës Ukrainë – Rusi spo i dihet fundi, por tash së fundi u ndez edhe lufta tjetër Izrael – Hamas.

Ndoshta optimizëm është se vitin e ardhshëm pritet që ish presidenti Trump të kthehet sërish në Shtëpinë e Bardhë, i cili do ta liroi Berishën nga barra e non gratës.

Por mbi të gjitha kërkesa për shpejtimin e revolucionit është edhe nga shkaku se Berisha e ka lexuar komlotin e Blushit, i cili këto ditë është ndalur nga policia rrugore si në Shqipëri, po ashtu edhe në Kosovë, me një shpejtësi  marramendëse të vozitjes.

Policët nuk dihet se e kanë njohur apo jo, por në bazë të fizionomisë dhe dokumenteve si duket kishin të bënin me një ish politikan. Nga korrektësia e tyre e kanë paralajmëruar, në vend që në komunikacion të jeni shembull për të tjerët si gazetar, shkrimtar e politikan, ju po e rrezikoni jetën e njerëzve. Në perëndim ky do të ishte një skandal, ku mund të kishte edhe konsekuenca, kurse këtu ndodh e kundërta, ne qortohemi për korrektësinë e detyrës sonë.

 Mbi të gjitha Berisha është tmerruar edhe nga spekulimet e Blushit, prandaj revolucionit po i jep flakë, në mënyrë që ta rrëzoi sa më parë Kristaqin dhe ta parandaloi komlotin e Blushit.

Kjo nuk durohet tha Berisha. E kishim kështjellën e Katadesë tym e flakë me turqit, kurse tash ky Blushi do na i sjell edhe afganistanët në Shqipëri. Pra jemi  të rrezikuar nga lloj – lloj komlotesh të ndryshme. Shqipëria duhet shpëtuar.

Rrëzimi sa më parë i Ramës do ta pengonte edhe marrëveshjen e tij me Italinë mbi refugjatët, që është edhe ndoshta si faza e parë e pengimit të komplotit të Blushit.

Si do qoftë revolucioni po merr flakë. Komploti duhet penguar. Nëse se bënë këtë Berisha, shtrohet pyetja, cili do ta bënte? Luli, Topi, Kurti….

Mars – Rover (Satirë)

Lini një Përgjigje

Dokumentohet dhuna seksuale në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit

Gjergj Kastrioti, Flamuri, 28 Nëntori ; " janë e zeza e këtij vendi"