in

Berisha: Formailizimi i marrëdhënieve Kosovë-Izrael, goditje haxhiqamilëve modernë të Kosovës

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, diplomat dhe ish- ambasadori i Kosovës, Anton Berisha, ka shkruar në një status në rrjetin social Facebook se me formalizimin e sotshëm të marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, po u jepet goditja më e madhe haxhiqamilëve modernë, që e duan Kosovën jashtë ndikimit amerikan dhe atij properëndimor.

Postimi i plotë i Berishës:

Sot, me formalizimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, u jepet goditja më e madhe haxhiqamilëve modernë që duan ta shohin Kosovën jashtë orbitës së boshtit amerikano-europerëndimor.

Falë maturisë dhe konstruktivitetit të kryeministrit të Kosovës, z. Avdullah Hoti, i mbështetur në plotëni nga Kryesia e LDK-së, u arrit që të vazhdohet partneriteti me administratën amerikane, e një ndër përfitimet historike është pikërisht njohja nga Izraeli.

Kombi shqiptar e izraelit kanë një histori krahasuese, të traditës dhe të fisnikërisë që i bën aleatë të përbashkët të botës së lirë.

Lini një Përgjigje

Përmbyten disa fshatra të Krujës

Ky do të jetë moti gjatë javës