in

Bëhet virale pamja e rrallë e Tokës dhe Hënës e marrë nga sateliti

Një fotografi e pabesueshme e bërë në bordin e satelitit të Observatorit të Klimës së Detit të Thellë (DSCOVR) po bën xhiron e mediave sociale. Në fakt fotoja është bërë 10 vjet më parë. Sateliti DSCOVR kapi pamjen unike të hënës teksa ajo lëvizte përpara anës së diellit të Tokës.

Seria e imazheve tregoi “anën e errët të Hënës” që nuk është kurrë e dukshme nga Toka, plotësisht të ndriçuar. Imazhet u kapën duke përdorur kamerën polikromatike të NASA-s (EPIC), një kamerë dhe teleskop në satelitin DSCOVR, që lëviz 1 milion milje nga Toka.

Në Serbi një grevë e përgjithshme.

Kush mund t´i fitoi zgjedhjet në Kosovë?