in

BE-ja e “irrituar” nga vizita e planifikuar e Viktor Orbanit te Donald Trump

 

Pas Putinit dhe Xi, tani me sa duket edhe Donald Trump: BE-ja ndihet e abuzuar nga aktivitetet e udhëtimit të Viktor Orban. Suedia për momentin nuk do ta dërgoi ministrin në Hungari.

Sipas raportimeve të mediave, kryeministri hungarez Viktor Orbán ka njoftuar se dëshiron të takohet me ish-presidentin amerikan Donald Trump pas samitit  në Florida këtë të enjte , raportoi New York Times , duke cituar një person të paidentifikuar nga ekipi i fushatës së Trump. The Guardian raportoi, duke cituar një burim të afërt me Orban, se takimi do të zhvillohej në rezidencën e Trump në Mar-a-Lago.

Ministri i Kancelarisë së Orbanit, Gergely Gulyás, as nuk konfirmoi dhe as mohoi thashethemet për planet e udhëtimit në një konferencë shtypi të hënën e kaluar.

 Kancelari Olaf Scholz (SPD) tha për raportet: “Unë nuk lejoj që të më prezantohen planet e udhëtimit të kryeministrave të vendeve të tjera dhe as nuk marr asnjë vendim mbi to. Ato nuk kanë më rëndësi. .” Scholz shtoi: “Është e rëndësishme që të gjithë ta kenë të qartë këtë: Kryeministri hungarez vepron si i tillë dhe jo në detyrat që ka Hungaria në kuadër të Presidencës gjashtëmujore të Këshillit”.

Politikani i SPD-së kërkon ti tërheqet Hungarisë Presidenca e Këshillit të BE

Orbán së fundmi bëri një udhëtim surprizë për të takuar presidentin rus Vladimir Putin dhe më pas kreun e shtetit të Kinës Xi Jinping , duke tërhequr kritika të qarta nga BE. Kryeministri suedez Ulf Kristersson ka thënë tani se Orbán po abuzon me Presidencën e Këshillit të BE-së dhe po e rrëmben atë për qëllimet e tij. Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock (Të Gjelbrit) tha gjithashtu se Orbán po shkakton “irritim” në Bashkimin Evropian me planet e tij të udhëtimit. Shefja e politikës së jashtme të BE-së flet për politikën e jashtme, tha ajo. Presidenti i Finlandës Alexander Stubb gjithashtu e bëri të qartë: “Viktor Orbán nuk ka mandat nga Aleanca dhe as nga Bashkimi Evropian për të kryer asnjë lloj negociatash”.

Scholz e bëri të qartë se nuk kishte interes për tërheqjen e Presidencës së Këshillit të Hungarisë. Kërkesa të ngjashme kishte bërë më herët deputeti i SPD-së i Bundestagut Axel Schäfer. “Kërkesa e tij lidhej me anulimet e vizitave ndaj Putinit dhe Xi Jinping dhe ndoshta Trumpit, që nuk do të duhej të bëhet, fillimi i një boshti kundër Evropës”, tha politikani evropian për agjencinë e lajmeve Reuters. “Pas këtij fillimi të tmerrshëm në korrik, nuk duhet të ketë një fund të tmerrshëm në dhjetor,” shtoi ai, duke iu referuar presidencës hungareze që filloi më 1 korrik. Orbanit duhet t’i hiqet Presidenca e Këshillit të BE-së.

Suedia dëshiron të marrë pjesë vetëm në takime joformale në Hungari

Në përgjigje të kreut të qeverisë hungareze, disa vende të BE po planifikojnë pasoja. Suedia nuk dëshiron përkohësisht të dërgojë ministra në takimet në Hungari , siç njoftoi ministrja aktuale e BE-së dhe komisionerja e caktuar e BE-së, Jessika Roswall. Prandaj, Suedia do të marrë pjesë vetëm në takimet jozyrtare në Hungari në nivel zyrtar në korrik. Sipas Roswall, Finlanda, Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia duan të nxjerrin përfundime të ngjashme. Diskutimet për këtë po vazhdojnë edhe në vende të tjera.

Hungaria ka marr Presidencën e Këshillit të BE-së që nga fillimi i korrikut , e cila rrotullohet midis 27 vendeve anëtare të BE-së, çdo gjashtë muaj. Kjo do të thotë gjithashtu se Hungaria do të mbajë një sërë takimesh joformale ministrore në Budapest. Si rregull, krerët e

departamenteve përkatëse nga vendet individuale mblidhen së bashku.

Burimi: ZEIT ONLINE, dpa, Reuters, AFP, iso , isd,

 Nga Gjermanishtja : Sherif Ramabaja

TIKA të paditet për kulturocid

Temperaturat e larta, nga sot kufizohet orari i punës për disa kategori