in

BBC: Atmosfera e çuditshme në Rusi natën e ndërrimit të viteve

Ora në kullën Spassky të Kremlinit ra në mesnatë. Dëgjohet himni kombëtar rus. Më pas menjëherë “Channel One TV” nisi 2023-ën me një këngë pop: “Unë jam rus dhe do t’i shkoj deri në fund… Unë jam rus, për keqardhjen e botës”. Më pas një tjetër këngë pop, por sërish patriotike: “Kam lindur në Bashkimin Sovjetik. Jam rritur në BRSS!” Unë ndërroj kanalin. Në festën e Vitit të Ri, “Rusi-1”, një nga televizionet më të famshëm pro luftës po ngre dolli me një gotë shampanjë Vladimir Putin. Dëgjohet të thotë: “më shumë lajme të mira se sa të këqija vijnë nga vija e parë”.

Me të janë ulur burra të lodhur nga ushtria. Një zyrtar i instaluar nga Moska në Ukrainën e pushtuar nga Rusia deklaron: “U uroj paqe të gjithëve. Por paqja do të vijë vetëm pas fitores sonë.” E kuptoni thelbin. Ekstravagancat festive të këtij viti në televizionet ruse janë një përzierje e çuditshme. Pra le të festojmë dhe të fitojmë në fushën e betejës.

Kjo nuk është pamja normale televizive për natën e Vitit të Ri në Rusi. E përsëris. Kjo nuk është një natë normale e Vitit të Ri. Fjala “normale” u zhduk 10 muaj më parë kur Rusia nisi një pushtim të plotë të Ukrainës. Nuk kishte asgjë “normale” në fjalimin e Vitit të Ri të Vladimir Putin drejtuar popullit rus. Për fjalimin e tij vjetor, presidenti zakonisht qëndron i vetëm jashtë Kremlinit. Këtë vit, pas tij ishin burra e gra me uniforma luftarake.

Në fjalimin e tij, vitin e kaluar, kreu i Kremlinit vuri në dukje se “Nata e Vitit të Ri është fjalë për fjalë e mbushur me gëzim dhe mendime të lumtura”. Gëzimi i mirë dhe mendimet e gëzuara ishin të pakta këtë herë. Presidenti Putin e përdori fjalimin për të promovuar realitetin alternativ të Kremlinit se në këtë konflikt ai është heroi i Rusisë dhe Ukraina me Perëndimin janë të këqijtë.

Lini një Përgjigje

Shpërthim i fuqishëm në aeroportin e Kabulit

Konsumi i pijeve alkoolike në Shqipëri, ndër më të ulëtit në Europë?