in

Bazilika (Kisha) dhe pagëzorja e Ipeshkëvisë dardane të Ulpianës

 

Haxhi MEHMETAJ, arkeolog

Bazilika e ngritur në qendër të qyteti sipas të gjitha gjasave ka qenë seli e ipeshkvit  të Ipeshkëvisë së Ulpianës (Episkopus Ulpinanesis), i cili përmendet në burimet e shkruara. Faza e parë e bazilikës i takon  fundit të shek. IV apo fillimit të shek. V pas Krishtit, ndërsa faza e dytë fundit të shek. V apo  fillimit të shek. VI pas Krishtit.  

Pagëzorja (baptisteri) ndodhet rreth 7.5m në jug të bazilikës. Paraqet objektin sakral ky behej konvertimi i paganeve në te krishterë dhe është pagëzorja e parë e zbuluar deri me tani në Kosovë. Ajo do të jetë ngritur në fund të shek. V apo në fillim të shek.VI pas Krishtit.  

Nder objektet më të mëdha e me luksoze kishtare në  Dardani  do radhitur bazilikën dhe pagëzoren, të  cilat u zbuluan në qendër të qytetit antik të Ulpianës gjatë viteve 2012 – 2013.  Kisha e tipit bazilikë dhe pagëzorja ndodhen pranë vendit ku kryqëzoheshin rrugët kryesore të qytetit, decumano maximus që lidhte portën lindore më portën perëndimore dhe cardo maximus që lidhte portën jugore me portën veriore.

Bazilika ishte ngritur mbi kompleksin e ndërtesave të një vile urbane luksoze të shekujve III – IV pas Kr., në dy faza. Faza e parë i takon  fundit të shek. IV apo fillimit të shek. V pas Kr., ndërsa faza e dytë fundit shek. V apo  fillimit të shek. VI pas Kr. Bazilika përbehej nga dy anijata anësore dhe një anijatë qendrore, të ndarë më kolonada, nga absida në lindje dhe pronaosi në perëndim. Hyrja në kishë behej përmes dy grupeve më nga tri porta.

Bazilika e fazës së parë ka përmasa 40 x 20 m, njëherazi përmasa më të mëdha të kishave bazilikale të antikitetit, të zbuluara deri më tani në Dardaninë qendrore (Kosovën e sotme). Ndërsa në fazën e dytë të ndërtimit ajo zvogëlohet në të dyja anët gjatësore për 1m.

Dyshemeja e bazilikës ishte shtruar më mozaik të bukur shumëngjyrësh (polikrom), tipik paleokrishterë të shekujve V – VI pas Kr. dhe hijeshuar më motive të dy zogjve, një ene të tipit kantarion, me motive gjeometrike dhe me njëzet e dy  mbishkrime në alfabetin latin, kushtuar donatorëve. Bazilika e ngritur në qendër të qyteti sipas të gjitha gjasave ka qenë seli e ipeshkvit të Ipeshkëvisë se Ulpianës (Episkopus Ulpinanesis), i cili përmendet në burimet e shkruara.   

Pagëzorja (baptisteri) ndodhet rreth 7.5m në jug të bazilikes. Paraqet objektin sakral ky behej konvertimi i paganeve në te krishterë dhe është pagëzorja e parë e zbuluar deri me tani në Kosovë. Ka dimensione 13 x 13m.  I takon tipit të pagëzoreve me plan qendror oktogonal (tetë këndorë). Përbehet prej sallës së pagëzimit dhe vaskës së ngritur më tulla në formë kryqi. Është ngritur në teknikën e murimit  opus incertum dhe orientuar lindje perëndim. Kishte tri porta në anën perndimore. Ajo do të jetë ngritur në fund të shek. V apo në fillim të shek.VI pas Kr.  

Bazilika dhe baptisteri në qendër të Ulpianës (rikonstruksioni ideal: Elvis Shala)

Lini një Përgjigje

Akuzat në mes të Vjosa Osmanit dhe Isa Mustafës

Si u konvertuan shqiptarët e krishterë në myslimanë?