Bayerni vijon e qetë rrugëtimin drejt titullit kampion në Bundesligë. Skuadra e Flick fitoi 1-0 në transfertën ndaj Hertha Berlin, teksa tashmë e sheh veten në vendin e parë me 48 pikë, 10 më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Leipzig.
Sane fitoi një penallti që në minutën e 11-të, por nga pika e bardhë portieri Jarstein do të korrigjonte gabimin e tij duke ndalur me një pritje spektakolare Lewandowskin.
10 minuta më pas do të vinte dhe goli i vetëm i ndeshjes i shënuar nga Coeman, i cili në fakt u ndihmua edhe nga një devijim. Rezultati nuk do të ndryshonte deri në fund, pavarësisht përpjekjeve të Herthas.