in

Bastisje në Banjskë, Policia e Kosovës gjen armë e pajisje ushtarake

Policia e Kosovës, njofton se premten, ka zhvilluar një kontroll shtesë në hotelin “Rajska Banjskë” në fshatin Banjëskë të Zveçanit, ku më 24 shtator 2023 ndodhi sulmi terrorist, ku janë gjetur armë e pajisje ushtarake.

Lajmin në fjalë për RTKlive e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Sot gjatë ditës kemi zhvilluar një kontroll shtesë në Hotelin “Rajska Banja” dhe kemi gjet 2 jelek antiplumb, AK-47, 8 Karikator me fishekë dhe disa pajisje të tjera ushtarake”, ka thënë Elshani.

Zëvendësdrejtori Elshani tha se besohet se këto prova materiale kanë qenë aty që nga rasti i Banjskës.

Kujtojmë se më 24 shtatorit të vitit të kaliar, rreth orës 02:43 minuta, veriu i vendi u trondit nga një sulm i një grupi terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, kurse zyrtari policor Alban Rashiti u plagos dhe një tjetër u lëndua.

Osmani: Zgjedhjet mbahen me 9 shkurt 2025

20 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi, mbyllet furra në Prishtinë