Sherif Ramabaja
Seancave u erdhi fundi. Konstituimi nuk ndodhi. Seanca dhe përpjekja e fundit ishte mbajtur rreth orës 22. Rezultati dihej ende pa filluar seanca, po formaliteti është formalitet. Mandatet u sosën dhe tash deputetët presin oferta të reja. Punën e sollën në vend, ashtu siç kërkohej prej tyre. Shumica e tyre do mbeten pa punë, po më të angazhuarit për dështimin e rezultatit të seancave, mund të presin angazhim të ri, ose kompensim për humbjen e mandatit.
Në zgjedhjet e reja, atyre askush nuk ua ka besën, që mund të korrin ndonjë votë të vetme. Ata mund të vlerësohen si, dështakët e shekullit.
Elozhe mund t´u thurin në Serbi e Rusi, Arabi e Turqi, po në shqiptari mund ta marrin edhe titullin e tradhtarit. Gjithçka mbetet e hapur. Ajo që ngulitet në popull, nuk harrohet.
Tash problem në vete do të jetë prania e tyre në Bashki. Disa shpresojnë se do të priten si heronj, po pjesa tjetër do t´i përbuzë, do t´i quajnë tradhtarë, bashkëpunëtor të Serbisë, Rusisë, Turqisë, Arabisë etj. Polarizimi tash ka marr përmasa dramatike. Dikush ka kërkuar mjegull, e ka korrë furtunë.
Furtuna do të shihet me zgjedhjet e reja. Secili shpreson se me seancat e dështimit, e ka shtruar trasenë për fitore. Pritjet, nga secila palë janë të mëdha. Në fund, dikush do zhgënjehet. Koalicioni i shumëpritur Limaj – Dudija nuk ndodhi. Pse? Përgjigjen, nuk mund ta mësoj askush. Dudija nuk deshi, as para, as post, e as najsen. Limaj e kishte lutur. Edhe Dudija vetë kishte deklaruar, takim i kishte kërkuar Limaj, po si duket nuk ndodhi asgjë.
Si do ta udhëheq kësaj here Kurti kampanjën mbi zgjedhjet, mbetet të shihet. Së pari duhet të jap sqarime se si ndodhi dështimi i konstituimit? Si ndodhën dështimet mbi koalicionet? Si ndodhi dështimi me kërkesat e Dudisë: jo ta jap, jo sta jap, votën. Si ndodhi dështimi me Abdixhikun, me Memli Krasniqin, me Haradinajn, me minoritetet etj. Për të gjitha këto pika Kurti duhet të jap sqarime, përndryshe votuesit mund t´i hakmerren.
Memli Krasniqi në fushatën e tij po ashtu duhet ta sqaroi pozicionin e tij. Pse nga fillimi deri në fund, e pengoi konstituimin e Parlamentit të Kosovës? Ishte kjo kërkesë e ish ambasadorit Grenell, e Thaçit nga Haga, e Ramës nga Tirana, e Shefqet Krasniqit dhe Naim Tërnavës nga BIK u , apo e shoqatës së reperave të Kosovës.
Abdixhiku në arsyetimin e tij do ta ketë më së vështiri. Ai duhet ta arsyetoi se pse e refuzoi koalicionin me Kurtin, kur dihej se kjo ishte edhe kërkesë pothuaj gjithë popullore? A mos Abdixhiku po i prinë shkatërrimit të LDK së Rugovës? Momenti më i vështirë për Abdixhikun do të ishte kur të ballafaqohet me pyetjen: si do të vepronte presidenti Rugova po të ishte tash në krye të LDK, do ta pranonte ai koalicion me Kurtin, kur është në pyetje atdheu, apo do ta refuzonte për interesin e tij personal? Tash shtrohet pyetja: çdo të ndodh tash e tutje me LDK, do të përgjysmohet edhe njëherë, do të rritet nën udhëheqjen e Abdixhikut, që ta rrezikoi fitoren e Kurtit, apo po rrezikon që të shuhet tërësisht? Të gjitha opsionet mbeten të hapura.
Po për Haradinajn, pyetja e vetme do të ishte: a do ia vlente, që të diskutohej për te? Mendimi i përgjithshëm, kur të analizohet koha e tij si kryeministër, dorëzimi i Çakorrit dhe Zhlebit Malit të Zi, si dhe sjelljet dhe fyerjet e tij të tashme prej adoleshenti ndaj Kurtit, shumica do të thoshin jo?
Pra, kaq shkurt do të përfundonte skena politike e Kosovës. Deputetëve të dështuar vetëm duhet uruar suksese me delegacionin e avokatit Arianit Koci, para hyrjes së parlamentit. Ashtu si e merituat edhe e gjetët. Lavdi.
Mars – Rover (Satirë)