Shkruan: Blerim Nika, Lëvizja Shqiptare për Rikthim në Katolicizëm
Në emrin tim personal dhe në emër të Lëvizjes Shqiptare për Rikthim në Katolicizëm, si dhe të të gjithë atyre shqiptarëve që janë duke u zgjuar nga gjumi i imponuar shekullor, ju drejtohemi pa dorëza dhe pa kompromis: ju jeni mbetje e Perandorisë Osmane në trojet shqiptare. Nuk jeni pjesë organike e kulturës sonë, nuk jeni fryt i vullnetit tonë, por rezultat i dhunës, presionit dhe nënshtrimit të armikut historik të kombit tonë – osmanizmit. Ju nuk përfaqësoni popullin shqiptar. Ju përfaqësoni ligjin islamik, Sheriatin – një sistem që bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me rendin juridik modern dhe me çdo parim të shtetit të së drejtës. Ju nuk njihni barazinë qytetare – për ju ekziston vetëm myslimani dhe pastaj “të tjerët”, që duhet ose të ndalohen ose të nënshtrohen. Ky është realiteti. Ky është modeli që e përhapni: përçarje, radikalizëm, urrejtje dhe refuzim të çdo gjëje që nuk i përulet fesë suaj.
Shqiptarët nuk janë myslimanë për nga natyra apo dëshira, por për shkak të një sundimi 500-vjeçar që vrau, dogji dhe konvertoi me dhunë. Po, ju vet e pranoni se keni ekzistuar si strukturë mbi fatkeqësinë e kombit tonë, dhe mbi rrënimin e Kishës Shqiptare. Sot, në vend që të kërkoni falje për këtë trashëgimi të errët, ju e përforconi. Ju e trashëgoni dhunën kulturore të osmanlinjve me arrogancën që shfaqni në raport me institucionet, me arsimimin, me historinë dhe me qytetarinë.
Ju mendoni se mund t’i impononi ligjet e Sheriatit në një shtet laik, modern dhe evropian? E keni gabim. Tek ne do të hasni sharrën në gozhdë. Sepse ne nuk përkulemi para doktrinës së asnjë perandorie të vdekur. Ne qëndrojmë në këmbë për të drejtën tonë historike, për identitetin tonë të mohuar dhe për Shqipërinë e vërtetë – atë të Gjergj Kastriotit, të At Zef Pllumbit, të dom Ndre Mjedës, të përndjekurve dhe martirëve të kishës e kombit. Ne jemi me Kushtetutën, me ligjin, dhe me të drejtën tonë për të ekzistuar si shqiptarë të krishterë, ashtu siç ishim para se të shfaqeshit ju me turqit tuaj e me kapuqat në kokë. Dhe nuk do të ndalemi. Rikthimi në katolicizëm nuk është vetëm fetar – është kombëtar, historik dhe shpirtëror. Është çlirimi i fundit nga zinxhirët që na kanë mbajtur të ndarë dhe të shkapërderdhur. Ju jeni përgjegjës për përçarjen, për urrejtjen ndaj shqiptarëve të krishterë, për gjuhën e ndytë të radikalëve që frymëzoni. Ju heshtni kur shqiptarët e besimit islam fyejnë, kërcënojnë apo përbuzin vëllezërit e tyre vetëm pse janë katolikë. Heshtja juaj është qëndrim. Dhe për këtë, historia do t’ju gjykojë.
Por ky popull nuk do të rrijë më duarkryq. Sepse shqiptarët janë duke u zgjuar. Dhe ky zgjim nuk ndalet. Ju nuk mund ta ndalni më këtë rrjedhë. Fakti që ende flisni shqip nuk ju shpëton nga përgjegjësia për dëmet që i keni bërë gjuhës, kulturës, ndërgjegjes dhe unitetit tonë. Nëse mendoni se do të vazhdoni të abuzoni me lirinë fetare për të shpërndarë agjenda të huaja, për të kultivuar urrejtje dhe për të ringjallur perandori të vdekura në mes të Evropës, e keni gabim. Koha e heshtjes ka përfunduar.
Në emër të të drejtës sonë historike, ligjore dhe njerëzore për të qenë ajo që jemi – shqiptarë të lirë në tokën tonë.
Lëvizja Shqiptare për Rikthim në Katolicizëm
Blerim Nika
03.07.2025