in

Banorët e fshatit Shalë protestojnë kundër gurthyesit

Banorët e fshatit Shalë të komunës së Lipjanit protestuan sot kundër gurthyesit i cili gjendet në këtë lokalitet. Sipas tyre, puna e këtij gurthyesi po ua dëmton ambientin dhe shtëpitë.

Banorët e këtij fshati zgjodhën të protestojnë, për siç thanë, kundër shkatërrimit të natyrës.

“Kjo natyrë, kjo bukuri që mund ta quajë Mekë e Vatikan për Shalën të na keqpërdoret nuk është mirë. D.m.th pakënaqësia është e madhe. Unë si kryetare jam duke shkuar hap pas hapi nëpër institucione, pasi duhet ta ndjekim anën ligjore. Përgjigjet kthehen në javën në vijim”, tha Gjyle Hoti Korpuzi, kryetare e fshatit.

“Aty ku më ka ra djali këta e kanë vendosur dheun përmbi. Çka do me thënë ti me shkel gjakun e lirisë.Urani nuk është vetëm djali jem, është i krejt Kosovës”, ka theksuar Liman Amërllahu, babai i dëshmorit Uran Amërllahu.

Ndërkaq, organizatori i kësaj proteste ka theksuar se fatkeqësia më e madhe është se nga ky gurthyes janë të rrezikuar më së pari nxënësit, dhe si rrugë është shumë e ngushtë.

“Kemi problem me ujëra, kemi problem me shumë gjëra. Edhe plasaritje të shtëpive. Sipas mendimit tonë dhe qytetarëve të Shalës ky gurthyes nuk e plotëson asnjë kusht. Kjo rrugë lidhet prej Prishtinës, Komoranit deri në Malishevë. Gurët që i shihni mbrapa kanë rënë prej atij kërrshit lart, kurse edhe gurët tjerë janë shumë afër me ra”, ka theksuar ai.

Banorët protestues u shpërndanë të qetë teksa deklaruan se do të vazhdojnë me protesta deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Lini një Përgjigje

Ortek bore në Brezovicë, dyshohet se një person ka pësuar atak kardiak nga paniku

Hungaria kërcënon Bullgarinë se mund t’i vë veto për hyrje në Schengen