Shkruan: Nijazi Muhamedi
Duke u marre shqiptaret me xhingliminglat “pozitare-opozitare” te partive të tyre: qysh u bo me regjistrimin?”, kryeministri I ketij koalicioni qeveritar me biçim te “toptan pazarit,” tha se e ka perkthyer tashme politikisht zbatimin “e ballancit”ne politikat qeveritare te 24 perqindshit nga “perqindja e rezidenteve” te regjistrimit qe u shpall te popullit me emer arithmetik ne kushtetute “qe perben me shume se 20 perqind”.Dhe ky “ballancier” (?) do vleje edhe per “perfaqesimin e drejte ne administrate dhe jo vetem te ketij populli me emer te poshteruar ne Kushtetute dhe ne politike(“komunitet”,”bashkesi etnike”)dhe per ta bere poshterimin me tamam sipas kokes se mjeraneve te tij politike,” do vazhdoje te perdoret “ballancimi” I njohur 50 e sa vjeçar :70 perqind maqedonas,20 perqind shqiptare,dhe nja 10 te tjere,sa doli se qenkan ballancuar keto perqindje nga MO 2001 dhe gjer me sot…(!),”njejtesisht si ne “rrafsh vendor”, njiashtu edhe ne ” rrafsh qendor”..!
Kjo don te thote ashtu si duhet lexuar ashtu si po ndodh:shqiptaret ne Tetove,sipas regjistrimit kane dale,si kane qene dhe si kane ndale gjithhere-“SHUMICE DEMOGRAFIKE”,PRA SHUMICE NUMER,ose thene ndryshe “SHUMICE njerezish qe bejne hije mbi toke”,pa vleftesine e SHUMICES politike konkrete aty,po te ” SHUMICES “virtuale”, “SHUMICES SELFIE”..NDERSA SHUMICE POLITIKE ATY DHE JO VETEM ATY,eshte tjeterkushi,ose ” pakica maqedonase prej AQ perqindesh sa mund te kete dale nga regjistrimi.Perveç qe njihen si “SHUMICE njerezish qe vetem bejne hije mbi toke”,PRA thjesht si ” SHUMICE demografike”, e jo shumice politike ne rrafsh vendor ATY Ku jane te tille,shqiptaret ne Tetove(dhe jo vetëm) jane konkretisht dhe faktikisht “SHUMICE(FUQI) ekonomike e financiare”,qe mbushin rrumbullak gjysmen e buxhetit qeveritar ,po ama nga ai marrin vetem 4-5 perqind.
Se eshte ketu tregojne e faktojne konkretisht shume indikatorë ,po nder ta me I qarti eshte ky:Ne Shkup (si nivel qendror shteteror)punojne 19 banka te vendit dhe nga jashte,ndersa gjitha ato kane nga nje filial ne Tetove dhe gjitha ato nuk kane bashke as 19 kokrra shqiptaresh ne pune,dhe ne gjitha ato nuk mund te perdorish as nje gërmë te alfabetit shqip..!
Kjo e ka sjelle mandej qe shqiptaret ne Tetove te bejne vetem ” hije te thatë rrnese” dhe te kete një copë vend ne disa katrore me betakoma ne shesh qyteti per te bubulluar partite politike dëngla mashtrimesh ne fushata zgjedhore,ndersa gjithe te tjerat pasuri ,I kane zaptuar(permes konfiskimit,nacionalizimit dhe privatizimit te eger kolonial brankoviqet me shoke,mandej Mijallkovet,Kamçevet, ne ortakeri me oligarkun e njohur rus, qe jeton prej nje decenie e sa ne Maqedoni dhe qe ka per ortak ne Tetove Daka Davidoviqin e qarqeve kriminale serbe dhe ndan e pjeseton ne politiken ekonomiko-financiare te qeverise,dhe qe “ortaket menaxhues” te ketyre jane pjese e koalicionit qeveritar qe Zaevi ia vuri ne qafe kryeministrit aktual,Kovaçevskit.Dhe ,kush nuk e sheh se shperngulja e rinisë shqiptare,ardhmeria e saj po humb perfundimisht dhe jo vetëm,por edhe asaj maqedone,turke etj,ne Tetovë dhe jo vetem,vjen nga keto shkaqe ,po dhe te tjera qe dihen …!!!