in

Bahtiri: Qytetari që dëshironte ta merrte fjalën pati qëllim ta çartë protokollin

Kryetari i Komunëns së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se personi që dëshiroi ta merrte fjalën gjatë tubimit të VV’së në Mitrovicë tentoi ta prish protokollin. Sipas Bahtirit, qytetari pasi u largua nga takimi ka kërkuar falje.

“Sot në Mitrovicë kemi vizituar minatorët, sindikatën e pavarur me Kurtin dhe Osmanin, duke vazhduar edhe në veri matanë urës së Ibrit. Kemi vizituar edhe pjesën ku janë dy parcela të Bashkësisë Islame. Kemi shkuar te Kodra e Minatorëve, na kanë pritur qytetarët”.

Ka ardhur një djalë që ka qenë i panjohur për mua, mendoj se ka qenë i dehur. Dëshiroi ta marrë fjalë në mënyrë që ta prishë protokollin të cilin ne e kishim. Ai dëshirojke me cdokusht të ndërprenë këtë protokoll”, ka thënë Bahtiri në RTV Dukagjin.

Tutje, Bahtiri tha se ai person jeton në Prishtinë, e pasi është larguar nga vendtakimi ka kërkuar falje.

Lini një Përgjigje

Rreziku i kohës

Video: Kryeministri Hoti me sukseset në menaxhimin e pandemisë