in

Babai i Klodian Rashës duke qarë: Djalin e masakroi policia për një maskë

Babai i Klodian Rashës që u ekzekutua nga policia nuk ka mundur të mbajë lotët përpara mediave. Në një intervistë për TV Klan, Rasha thotë duke qarë se “djali i tij është vrarë për një maskë” dhe se 25-vjeçari është masakruar nga forcat e rendit.

“Prisja ta martoja, policia e ka masakruar në derë të shtëpisë, nuk mund të ndodhë kjo gjë. E kanë masakruar djalin. Le t’a arrestonin, por ja t’a vrisnin. Ka qenë duke pirë kafe në një lokal në lagje dhe kur ka parë policinë ka ikur sepse nuk kishte maskë.

As serbi nuk e bën këtë gjë. Unë prisja ta martoja se e kisha fejuar… e kanë masakruar djalin, nuk njihet kufoma,” – tregon ai duke qarë me zë. ©LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Vrasja e 25-vjeçarit nga policia, protestë në Shkodër

Burgim të përjetshëm për shqiptaren që vra vajzën 7-vjeçe