in

Avioni i Delta Airlines përmbyset në aeroportin e Torontos

Një avion i Delta Airlines nga Minneapolis u përmbys gjatë uljes në aeroportin Pearson të Torontos në Kanada.

“Të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi janë numëruar” – thanë zyrtarët e aeroportit në një postim në X.

Pamjet televizive tregojnë trupin e avionit të përmbysur në pistë. Nga aksidenti raportohet paraprakisht se disa persona kanë mbetur të plagosur.

Nga të plagosurit, njëri është në gjendje të rëndë. Shtatë të tjerë pësuan lëndime jo kritike, sipas raporteve të mediave amerikane. 

Osmani, Begaj dhe Kurti theksojnë sakrificat dhe angazhimin për Kosovën

“The Guardian”: Më në fund Europa e kuptoi që SHBA e ka lënë vetëm