in

“Avioni është i rëndë”, piloti me kërkesën e çuditshme: 500 euro për ata që…

Nëntëmbëdhjetë pasagjerë që po ktheheshin në Liverpool nga Lanzarote të mërkurën mbrëma me një fluturim EasyJet iu kërkua nga piloti i avionit të uleshin për shkak të peshës së madhe të avionit dhe kushteve të këqija të motit.

Pasagjerëve iu tha në një moment se avioni ishte “shumë i rëndë për t’u ngritur”.

Në një video e publikuar dëgjohet piloti i cili u shpjegon pasagjerëve se 20 vullnetarë të ulen nga avioni.

Piloti më pas vuri në dukje se ai foli me ekipin e operacioneve dhe “e vetmja mënyrë për të zgjidhur një problem me një avion të rëndë është ta bëni atë pak më të lehtë”.

Kjo është arsyeja pse ai u kërkoi 20 vullnetarëve që të mos merrnin fluturimin për në Liverpool, duke ofruar deri në 500 euro për çdo pasagjer. Megjithatë, pasagjerët dëgjohen duke thënë se duan të shkojnë në shtëpi.

Një zëdhënës i linjës ajrore konfirmoi për gazetën Liverpool Echo se 19 pasagjerë dolën vullnetarë për të zbritur nga avioni.

Lini një Përgjigje

Aksidenti tragjik i merr jetën futbollistit 23-vjeçar shqiptar në Barcelonë

Konferencë ndërkombëtare për pajtimin e Kurtit dhe Ramës!