Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka liruar sot nga detyra ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.
Ministrja në detyrë Haradinaj-Stublla përmes një letreje i ka ofruar Hotit, dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e ministres së Republikës së Kosovës për Punë të Jashtme dhe Diasporës.
Ditëve në vazhdim, kryeministri Hoti do të emërojë ministrin e ri të Punëve të Jashtme dhe Diasporës