in

Autobusi përplaset dhe shpërthen në flakë, 13 persona digjen brenda tij

Të paktën 13 persona humbën jetën në rajonin Ancas të Perusë, në veri të kryeqytetit Lima, kur një autobus u përplas me një motoçikletë taksi, tha policia.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e së dielës (me orën lokale) në kilometrin e 380 të autostradës veri-pan-amerikane, në provincën Kazma, rreth 370 kilometra në Veri të Limës.

Autobusi, i cili transportonte mbi pesëdhjetë pasagjerë, po udhëtonte për në kryeqytetin peruan nga rajoni Piura (në Veri).

Pas përplasjes, autobusi ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë, tha policia. Viktimat janë djegur brenda autobusit.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Kazmës. Në mesin e të vrarëve është edhe shoferi i motoçikletës, ndërsa sipas policisë është arrestuar drejtuesi i autobusit.

Aksidentet fatale të trafikut janë shumë të zakonshme në rrugët peruane, kryesisht për shkak të shpejtësisë së tepërt, gjendjes së keqe të rrugës dhe mungesës së sinjalistikës.

Lini një Përgjigje

57 të vdekur nga përplasja e trenave, vazhdojnë protestat në Greqi

Këto ditë, në l’Opéra de Bastille të Parisit : Edhe një shkëlqim i Angjelinit!