Blerim Latifi
Romës së Lashtë i dhamë ushtarë e perandorë, e në këmbim morëm prurjet latine në gjuhën shqipe.
Bizantit, po ashtu, ushtarë e perandorë, e në këmbim e morëm veç shqiponjën dykrenore.
Perandorisë Osmane i dhamë pafund ushtarë, pashallarë e vezirë dhe në këmbim morëm veç mjerimin e haxhiqamilëve.
Austro-Hungarisë së Franc Jozefit nuk i dhamë asgjë, por morëm prej saj shtetin e parë shqiptar, Republikën e Shqipnisë.
Amerikës, po ashtu, nuk i dhamë asgjë, por morëm prej saj lirinë dhe shtetin e dytë shqiptar, Republikën e Kosovës.