in

ATY KU POLITIKA DHE FEJA LUFTOJNË PËR HAPËSIRË DHE MBIKËQYRJE

Para një viti u përkthye në italisht dhe u botua nga botuesi i njohur Armando i Romës romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” (“Per te terra mia – la confessioni di Gjon Nikolla Kazazi”). Botuesi italian, këto ditë bën të ditur, se romani në gjuhën e Dantës, vazhdon të jetë ndër  librat e kërkuar nga lexuesi italian…

Ardhja e murtajës, mbyllja, mosbesimi ndaj fuqisë, marrëdhënia me Zotin dhe nevoja për të organizuar një “rezistencë”, morale dhe efektive, kundër një autoriteti që dëshiron të asgjësojë një popull me dinjitet dhe nder në mënyrë që të krijojë ” njeriun i ri perandorak “.Historia, tepër e fortë dhe plot ide filozofike, flet për një lidhje të pazgjidhshme midis një populli dhe tokës së tij, por në të njëjtën kohë është gjithashtu një histori e besimit dhe mosbindjes si një mjet për të arritur emancipimin e shpirtit, gjithmonë një fill i hollë i herezisë.Është gjithashtu një luftë kundër ndjenjës së pafuqisë që njeriu ndien përpara një epidemie misterioze dhe kërcënuese në të cilën mund të shohim shumë ngjashmëri me të tashmen.”Liria ose vdekja” është udhëkryqi para të cilit gjenden protagonistët, të burgosurit e një bote në të cilën politika dhe feja garojnë për hapësirën dhe prozelitët.( Shkëputje nga shënimi i botuesit “Armando Editore” të Romës  në pasthënien e romanit “Per te Terra mia – Le Confessioni di Gjon Nikola Kazazi” (Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”).

Lini një Përgjigje

Putinin në Hagë duhet ta shoqërojnë edhe Vuçiqi, Daçiqi, Dodik dhe racisti Vulin

The Telegraph: Skavica, ‘Hooveri’ shqiptar për shkëputjen e varësisë nga Rusia