in

Ato i kishin folur për varrime e ç’varrime

«Eja, – i thashë, – do të shkojmë të bëjmë sakrementet përshokët tuaj. Ju e njihni gjuhën e tyre dhe kështu do na ndihmoni. Por meshfaqjen e të sëmurit të parë (ishte një vajzë 15-18 vjeçare), ai hezitoi dhemë morri mënjanë. «Më fal Ati im, – më tha ai, – kjo është vajza ime! Ajo do tëketë turp për të më rrëfyer dobësitë e saj. Por prit të thërres nënën e saj.Ajo do e mësoj më kollaj se unë tundimin e shpirtit të saj.”Isha i befasuar ngafjalët e tij. Pastaj u ktheva nga zoti Hillereau. «Eshtë tepër e dhimbshme, – ithashë, – u mbyta nga lotët». Këta ëngjëj të Zotit, martirët e besimit, i kanëlarë tashmë gabimet e tyre me lotë dhe dhimbje. A është e nevojshme që ata tërrëfehen në kushte të tilla? Megjithatë i kërkova vajzës nëse ajo i falte meshpirt armiqtë e saj. Duke thënë këto fjalë, jo vetëm ajo, por të gjithë tësëmurët që ishin në atë dhomë ngritën zërin dhe thanë: «Zoti i faltë! … Po,Zoti i faltë! Ne kemi vuajtur shumë, është e vërtetë dhe ne do të vuajmë akoma,por shkak janë mëkatet tona. Persekutorët janë veçse instrumenta të Drejtësisësë Zotit. Pra fali, o Zoti ynë për të gjitha ç’kanë bërë». Sapo kjo faljepublike doli nga gojët e tyre dhe që u përsërit pastaj në kthinat e tjera, ne udhamë kungimin të gjithë të sëmurëve. Dhe kur ne i bekuam këta atletë tëBesimit me vajin e shenjtë, duke qarë, ne vazhduam drejt një vizite të tretë.Dy vizitat e para ishin shumë të shpejta dhe emocioni ynë ishte aq i madh, saqëgjithçka që kishim parë, dukej si një ëndërr. Tani duheshin parë vëllezërittanë në veçanti, të njihnim nevojat e tyre, dhimbjet e tyre, vuajtjet për t’ilehtësuar ata.

Midis atyre të pafatëve, pikasa një vajzë që mbahej më mirë setë tjerat. Pothuaj gjithnjë, e ulur veçmas turmës dhe me fytyrë të kthyer ngamuri, ajo dukej se nuk kishte lidhje me fatkeqësinë e të tjerëve. Doja t’ithoja disa fjalë ngushëllimi dhe të njihja gjëndjen e saj, por interpreti ynëatë çast mungonte dhe unë nuk e dija gjuhën e saj. Menduam se do kishte humburprindërit e saj dhe se nga vuajtja e madhe ishte bërë e pandjeshme për dhimbjete të tjerëve. Në një kthinë të keqe, diku më larg, mbi një tufë leckash tëpista, gjetëm 4-5 fëmijë të kthyer në kufoma,. Ata ishin braktisur nga tëgjithë. Më i madhi i tyre, çka dukej një vajzë, mund të ishte 11-12 vjeç. Nëvend të klithjeve dhe lotëve të shumta, këta të mjerë nuk lëshonin veçse disapsherëtima.

Nuk ishte askush që tu jepte një pikë ujë. Kur ishim midiskëtyre të syrgjynosurve fatkeqë, papritmas dëgjuam një këngë ogurzezë që diltenga goja e një gruaje në delir, apo që ishte pushtuar nga një dëshpërim itmerrshëm. Në fund të çdo strofe, ajo qante disa minuta dhe pastaj rifillonteme një lloj tërbimi dhe me një ton, kujtimi i të cilës më bën akoma të dridhem.Ne pamë gjithashtu gra të shastisura. Na thanë se ato ishin bërë ashtu sirezultat i trajtimit të keq dhe i skamjes së madhe. Njëra nga ato kishte njëvështrim të fiksuar, ndërsa tjetra, e mbulonte fytyrën dhe dukej se turpërohejnga gjëndja e saj. Ajo që na habiti pa masë dhe që na bëri t’i admironim, ishtese këta njerëz të pafat dhe të dergjur në mjerimin më të madh, nuk na kërkuanas bukë, as veshje, as para. Ata e shikonin veten në prag të vdekjes, si nëfundin e vuajtjeve të tyre. E megjithatë ata zvarriteshin drejt nesh. Porç’donin të shikonin? Çfarë? Një medalion të vogël të Virgjëreshës së Shenjtë,tespijet apo një kryq.

Dhe duke marrë diçka nga gjërat e mia, ata ngjisnin buzët e tyreme përkushtim dhe me një lumturi të dukshme. Të syrgjynosurve tanë të shenjtë udhamë kungimin. Por s’kishte mbaruar e tëra. U duhej dhënë buka e të fortëve,Saint-Viatique. Por atëherë një tjetër vështirësi na doli. Ku të gjenim në atëvënd të tmerrshëm një mjedis për të kujtuar Saints-Mystères. Pasi e menduammirë, z. Hillereau dhe unë vendosëm që meshën ta bënim fare mirë në oborr. Pormeqë na duhej një tavolinë, grekët na e sollën një. Sa hap e mbyll sytë, njëaltar u improvizua. Ndërkohë që abati Hillereau vishte petkun e duhur tëpriftit, unë afrova të sëmurët dhe gjithë ata që mundnin të qëndronin jashtë parrezik, gjatë «sakrificës auguste». Oborri ishte mbushur me kocka të panumurtaqë më kujtonin atë që thotë Profeti. Pikërisht, këto skelete të mbetura, imazhii vërtetë i vdekjes, vëllezërit tanë martirë, u vunë në gjunjë gjatë gjithëmeshës. Thirrje të vuajturisht, psherëtima e ngashërime dëgjoheshin nga tëgjitha anët.

Lotët gjithashtu rridhnin me shumicë nga të gjithë tëpranishmit, dëshmitarë të një skene të dhimbshme. Pasi u bë bekimi i atyre qëishin rreth altarit, (Sainte-Communion), ne shkuam ta bënim këtë te ata qëishin të shtrirë tek kthinat. Me të mbaruar meshën, unë u ktheva nga ata tësyrgjynosur të mjerë, duke u drejtuar fjalë ngushëllimi përmes interpretit tim.«A e dini, – u thashë, – se sa i mirë është Zoti me ju? Ai ka qënë gjithnjëpranë rrugëtimit tuaj të syrgjynosjes, duke ju ushqyer me mishin e tij tëadhurueshëm. Ai u është përkushtuar dhe tani ju e mbani në zemrat tuaja. T’ijeni mirënjohës! Duajeni dhe ju! Mos e fyeni kurrë! Kurajo vëllezër të dashur.Ngrijini sytë në qiell. Porta për ju është e hapur! Sa më shumë të keni vuajtur,aq më të lumtur do të jeni. Duajeni njëri tjetrin, ngushëlloni njëri tjetrin,kujdesuni veçanërisht për vejushat dhe jetimët.

Zoti do t’ua shpërblejë njëqind herë më shumë! Pastaj, duke ukthyer drejt asaj turme ortodoksësh, që dëgjonin këtë fjalim të trishtë sa mevëmëndje aq dhe me dhëmbshuri, u kërkova të vazhdonin veprën që kishin nisur. Iluta veçanërisht t’i varrosnin të vdekurit, pasi kjo ishte një vepër që duhejbërë dhe që Zoti do ta pëlqente… Qëndrimi ynë në Muhaliç zgjati nga e shtuna nëmbrëmje, më 2 maj, gjer të hënën në 4 maj. Pastaj ne u ndamë me zemrën erënduar për miqtë tanë.

Por vonuam të ktheheshim në Konstantinopojë që të mund tëinformonim për këto tmerre autoritetet e duhura dhe përmes ambasadës sonë tësugjeronim ndonjë ndihmë për të syrgjynosurit. Duke kaluar në Bursa, ne itreguam për ato që pamë konsullit tonë, zotit Crepin dhe atij të Anglisë, z.Sandisson, duke iu lutur që të përdornin gjithë influencën e tyre pranë PortësSublime, për t’i dhënë fund këtij persekutimi mizor. Konsulli i Anglisë utregua më i ashpër. Ai i shkroi ambasadorit të tij, lordit Stratford Canningdhe ishte ky ambasador që u ankua te Reis-Efendi, ose ministri i Punëve tëJashtme».

Këtu mbaron raporti i tyre. Sigurisht që do të kishin njëinteres të veçantë historik telegramet dhe raportet e ambasadorëve të Fuqive tëMëdha të akredituara ato vite në Stamboll që kanë dërguar rreth këtyrengjarjeve. Një studim i mëtejshëm në arkivat e Stambollit, Parisit, Londrës apoVjenës, do të nxirrte detaje të tjera rreth fatit tragjik të malësorëveshqiptarë. Faveyrial shkruan se sipas shënimeve të “suorave” Bernardine dheMarie, të cilat shoqëronin superioren e tyre Lesueur në Muhaliç, ato pohojnë selordi Canning siguroi menjëherë nga Reis Efendi, ushqime, ilaçe, veshje dheshtroje për të syrgjynosurit e mjerë. «Gjithçka u bë menjëherë. Gruaja e lordCanning, e cila takohej ndonjëherë me suorat, u tha atyre përmes një sekretaritë ambasadës se do të ishte kënaqësi për të dhe burrin e saj që të shkonin tëvizitonin të syrgjynosurit, të shoqëruar me një mjek dhe një interpret, dukeshtuar se anija me avull e ambasadës do të vihej në dispozicionin e tyre qënesër në mëngjes. Suora superiore Lesueur, kërkoi menjëherë të shkonin bashkëme dy motrat e tjera. Ajo e falenderoi lordin Canning për dëshirën e tij që tuvinte në dispozicion atë anije, pasi dhe ambasadori francez, z. Bourqueney, uofronte tashmë të tijën. Dy anijet me avull u nisën nga Gallata më 12 maj 1846për të ndihmuar katolikët e syrgjynosur.

Në njërën nga to ishte mjeku i ambasadës angleze dhe njëdrogman, interpret, ndërsa në të dytin, tri «suorat» e urdhërit «Saint Vincentde Paul», bashkë me z. Lauxerrois, sekretar i ambasadës së Francës. ZotiLauxerrois do t’i shoqëronte deri në Bursa, duke ia besuar pastaj këtë misionkonsullit Crepin. Në Bursa, «motrat» kaluan veçse një natë. Të nesërmen, më 15maj, ato morrën udhën, të prira nga një hebre, të shoqëruara nga një armen dhetë ruajtura nga një turk, i cili i ishte betuar zotit Crepin se do t’i çontegjallë e shëndoshë në atë vënd. Sapo kishin udhëtuar tre çerekun e ditës, kurato takuan drogmanin anglez. Nga Mudania, ai kishte shkuar drejt e në Muhaliçdhe tani po kthehej në Bursa. «Ah, “motrat” e mia, – u tha ai, – ç’ndërmarrjetë tmerrshme që keni marrë përsipër dhe ç’udhë të llahtarshme keni për tëbërë!» (Kali i tij ishte me baltë gjer në bark).

Por megjithatë, Zoti do tu japë mbrojtje. Nxitoni që të arriniliqenin, para se të bjerë nata!» «Suorat» u ngjitën në karrocë të pinin pakqumësht, i vetmi ushqim që kishin gjetur në një fshat të vogël ku ishin çlodhurpak. Pastaj, kur mbërritën në breg të liqenit, siç u kishte thënë drogmani, ranata. Të vije qark liqenit në një orë të tillë ishte e pamundur. Lumturisht atoi dëgjuan disa njerëz të një manastiri ortodoks dhe një barkë erdhi e i morri.Njëra prej tyre i shërbeu mikeshave kurajoze të shqiptarëve. Për të arritur nëMuhaliç duheshin ende dhe 2-3 orë rrugë. Të nesërmen ato u nisën që herët dhemë së fundi mbërritën. Ende pa u vendosur tek një familje e mirë ortodokse iabehu mjeku anglez. Ai erdhi dhe u uroi mirseardhjen. «Ishte një njeri mjaft imirë dhe i zellshëm, një protestan që ishte kthyer në katolik, – thanë“suorat”.

S’patëm asnjë problem për tu kuptuar me të, me qëllim që tëndihmonim shqiptarët. Meqë po vonoheshim për tu takuar me shqiptarët dhe për tuardhur në ndihmë atyre fatkeqëve, atëherë nxituam. Kishe frikë t’i shikoje.Ishin si fantazma të vërteta që lëviznin, qënie kockë e lëkurë, aq sa lëkura etyre ishte nxirë. Nuk arrinin dot të flisnin. Ditë e natë i dëgjonim tërënkonin. Megjithatë ne u jepnim fuqi pak nga pak në sajë të lëngut të mishitqë kishim, në sajë të rrobave dhe ilaçeve që kishim sjellë dhe në sajë tëpranisë sonë, fjalës dhe asaj çka po bënim për ata. «Përpara ata binin përdhesi mizat, por që nga ajo ditë, nuk vdiqën, veç pesë apo gjashtë, mes të cilëvedhe një vajzë që ishte e pamundur ta shpëtonim nga plagët e tmerrshme që kishtedhe kangrenën që e kishte pushtuar pak nga pak… Xhandari turk që shoqërontekarvanin tonë, duke parë të respektuarën “suorën” Lesueur aq të gëzuar dhe mekurajo tek mbështeste të tjerët, (megjithë shëndetin e saj të dobët dheushqimin e pakët, – veçse një vezë që kishte ngrënë), u thoshte muslimanëve:«Kjo grua është një Evlia, një mike e Zotit, një Shënjte!» …

Këto dëshmi që At Faveyrial i dëgjonte nga goja e “suorave”,ishin tejet tronditëse. Ato i kishin folur për varrime e ç’varrime, në mënyrëqë të vdekurit të mos i linin të hedhur ashtu turmë nëpër gropa. Ai kishte shënuar gjithçka që i kishin treguar ato, gjer në detaje… Ishte e pamundur tëmos rrënqetheshe, duke imagjinuar ato tmerre të përjetuara nga ata njerëz tëthjeshtë, të pa shkollë, fshatarë, që pranuan të vdisnin e të mos e mohoninidentitetin e tyre. Vallë cili zë hyjnor u kishte folur që të merrnin këtëudhë… Skena që padyshim u afrohen skenave biblike, të përshkruara në Dhjatën eVjetër apo Dhjatën e Re…

Lini një Përgjigje

Kujdes, pamje të rënda! Ushtarët e Etiopisë vrasin civilë të paarmatosur, kufomat i gjuajnë nga shkëmbi

Kryeministri Kurti nderon dëshmorët Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva