41-vjeçari Leart Keka është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ai u qëllua pranë kishës Ortodokse me disa plumba.
Leart Keka është qëlluar nga një makinë e zezë në lëvizje me targa italiane. Më parë viktima kishte ndërruar emrin për shkak të konflikteve që ka pasur. Policia ka ngritur prostoblloqe me qëllim kapjen e autorëve.