in

At Pjetër Bogdani dhe Lugina e Preshevës!

Kalvari i parë  i Luginës  së Preshevës (Karadakut), ishte Kryengritja  anti-osmane  e vitit 1689. Ushtritë  Austriake depërtuan  deri në Shkup, pra  përmes  Luginës së Preshevës,  ku Shqipëtarët  i bashkoheshin masivisht kryengritjes anti-osmane( sa që deri më sot,  janë  përcjellur  gojdhana e deri  këngë  lufte për luftën e tillë)! Njejtë  edhe  Shqipëtarët  e  Kosovës,  iu  bashkuan  ushtrive  austriake! Fatkeqësia ndodhi  në  Grykën e  Kaçanikut, përmes së cilës  pritej  bashkimi i Ushtrive  Austriake, të asaj  që  çliroi Kosovën,  me  atë  që   kishte çliruar  përmes  Luginës së Preshevës  për në Shkup, prej nga   do vazhdonin  çlirimin  e  Selanikut e  tutje! Dështimi i Betejës për marrjen e  Grykës së Kaçanikut,  bëri  që të  dështonte  e gjithë  Kryengritja anti-osmane dhe Lufta  anti-osmane e udhëhequr nga Austria!

Me janar 1690,   pra me  dështimin e  Luftës  Austriake  kundër  Osmanëve dhe  në të  njejtën  kohë  dështimin e  kryengritjes  sidomos Shqipëtare  kundër osmanëve, filloi  kalvari i tmerrshëm  për Kombin Shqipëtar! Prej  qershor 1453, kur  Perandoria Osmane kishte  lidhur  aleancë  me  Patrikanën e  Stambollit( Kishën Ortodokse greko-sllave), vetëm  Shqipëtarët u akuzuan për  Kryengritjen  anti-osmane të 1689. Represioni  brutal  i pushtuesit osmane në  bashkësundim me  Patrikanën e Stambollit,  u  vu në  veprim.  Shqipëtarët  e Luginës së Preshevës që  deri në këtë  periudhë  ishin pothuajsë  % për %  katolik, u detyruan  të  iknin: ose   maleve të Karadakut, ose   për  në drejtim të Vojvodinës( tokës së Austrisë).  Pushteti Osman në  hakmarrje  spastroi etnikisht dhe  kreu xhihad  mbi Shqipëtarët edhe të kësaj treve, e në vend  të tyre  vendosën  sllav apo  edhe  më  pas ( pas viteve 1705) edhe  shqipëtar të  muslimanizuar-këto ende   tregohen  me  frikë  nga  gojdhanat  e popullit të kësaj ane. Në vitet  1690-1735,  në  Luginë të Preshevës,  hapësira e  ultësirës kishte  pësu ndryshim të tmerrshëm etno-teologjik, më  nuk kishte  katolik. U zhdukën  fshatra të shumta Shqipëtare të rrafshit të Luginës së Preshevës, duke përfshirë edhe Rahovicën,  e kryesisht  fshatrat  që ndodheshin  në  fusha. Madje  gojtaria e popullit ka përcjellur edhe:” sollën  Shqipëtarët  musliman  nga  ana  e Shkodrës derisa atje  bëhej  kryengritje anti-osmane, pushtuesit Osman i ofronin faljen e jetës së familjeve të kryengritsëve dhe vendosjen  edhe në Luginë të Preshevës, si familje  muslimane”. 

Në shumicën e  Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës,  mund të thonë që origjina e tyre është nga Malësia e  mbi Shkodrës, e  që lidhet  me  shpërnguljen e  viteve  1690-1735,  mirëpo nëse  rrëmon më thellë  do shohësh  që  një pjesë  e   tyre  realisht janë  vendas, por që  pushteti serb i pas viteve 1912  dhe hoxhallarët  e Mbretërisë serbo-kroato-sllovene ia imponuan  një  vetëquajtje të tillë për nga  origjina. Zhvendosja e  dhunshme  nga një  vendbanim Shqipëtar,  në vendbanimin tjetër Shqipëtar, ishte  taktikë ushtarake me të cilën pushtuesit  Osman  arrinin t’i tjetërsonin fetarisht Shqipëtarët, sa që psikologjikisht edhe sot e  vërejmë  që :”Shqipëtarët  turpërohen për një të keqe  vetëm para  atyre  që njihen e jo edhe para atyre  që nuk i njohin!”.

Lini një Përgjigje

Rugova: Prishtinës do t'i rrinte mirë një pllakë përkujtimore për Bogdanin

ANAMNEZA E KRIJIMIT….