in

Asnjë film shqiptar për krimet serbe në Shqipëri

Është një piramidë e vogël, kushtuar 2000 Martirëve të Lumës, viktima të masakrave serbe në Lumë (1912-1913), por filma shqiptar nuk ka.

Ndërkaq, janë bërë dhjetëra filmat për fashistët italianë, që nuk kanë vrarë as një të mijtën e atyre që i vrau serbi.

Dimitrije Tucoviç shkruan:

“…Miku im i dashur, nuk kam kohë të te shkruaj gjatë, por mund të them se gjëra të tmerrshme po ndodhin këtu. Unë jam i tmerruar me atë që po shoh dhe gjithnjë po pyes veten, si mundet njeriu te bën krime aq të vrazhda e barbare. Është e tmerrshme. Nuk mund të te flas më shume, por po të them se Luma më nuk ekziston. Nuk ka më asgjë këtu pos kufoma, pluhur dhe eshtra. Ka fshatra me 100 e 200 shtëpi ku nuk ka mbetur asnjë meshkull i vetëm gjallë. Asnjë. Ne po i tubojmë meshkujt në grupe nga rreth 50 veta, dhe pastaj po i therim me bajoneta deri në personin e fundit. Grumbuj kufomash shihen kudo…

Edith Durham: ‘ Nga krahinat e pushtuara vinin njoftime të dhimbshme për mizoritë e egra që bënin serbët dhe malazezët ndaj popullsisë shqiptare. Dhe pushtuesit jo nuk i fshihnin bëmat e tyre, por, përkundrazi, ata mburreshin me to. Një officer serb desh u mbyt me birrë nga e qeshura kur me tregoi sesi ushtarët e tij kishin therur me bajoneta gratë dhe fëmijet e Lumës…’.

Një diplomate e dështuar me shkruan në një rast: duhet t’i harrojmë krimet serbe, por kurrë nuk duhet t’i harrojmë krimet nazifashiste! Ajo madje në padijen e vet shkruan se serbët nuk kanë bërë krime në Shqipëri.  

Çfarë logjike kriminale e kësaj gruaje të dështuar përtej Drinit, që jeton me familje këndej Drinit.

Në Shqipqri pothuajse nuk janë përmendru krimet serbe nga Luma në Krujë, nga Elbasani në Durrës.

Lini një Përgjigje

Serbi: një djalë vrau babanë

Nobelisti Shechtman: Kosova po tkurret, të marrë shembullin e Izraelit