Nuk ka Zot që është arabocentrik, turkocentrik, serbocentrik apo grekocentrik! Ata që e trumbetojnë këtë ide fashiste , janë shtetet e caktuara që luajnë në kartë të fesë duke e etnizuar dhe manipuluar me të.
Arbërorët e Maqedonisë
Shkurt e shqip, fetë janë universale, për të gjithë, dhe monopol i askujt.Ne nuk duam agjendat turke, sllave dhe greke që përdorin fenë si kartë për të arritur qëllimet e tyre politike. Idesë së ndarjes, përçarjes, copëtimit tonë, i buzëqeshin dhe duartrokasin vetëm të lartëpërmendurit. Prandaj, le të jemi një grusht i shtrënguar ndaj tyre.Gjithmonë kur e përmendim turkun, ju e përzieni me fe!Ende nuk e keni kuptuar që feja nuk etnizohet?
Nuk ka Zot që është arabocentrik, turkocentrik, serbocentrik apo grekocentrik! Ata që e trumbetojnë këtë ide fashiste, janë shtetet e caktuara që luajnë në kartë të fesë duke e etnizuar dhe manipuluar me të. Ata, qoftë në xhamia apo kisha, nëpërmjet disa klerikëve fetarë si marioneta të tyre, munden shumë lehtë të manipulojnë me masën e paditur duke e futur në Mitin e Shpellës.
Për të tillët, Çerçiz Topulli thoshte: “Agjentë të fshehur pas petkut fetar.” Por, le të jemi ne dielli që lëshon rrezet e diturisë që nuk i shohin ata që janë brenda shpellës së paditurisë.Për ne shqiptarët myslimanë, katolikë, ortodoksë, dielli ngrohë vetëm shqip!Të gjithë kemi një Zot mbi kokë, një gjuhë, një kulturë, një traditë, një histori, një gjak, një atdhe.Shqiptarët gjithmonë kanë jetuar në harmoni mes vete, kanë luftuar bashkë edhe pse ishin me fe të ndryshme.
Kjo është një pasuri vetëm e popullit shqiptar. Ky popull që mbijetoi me mijëra vite, pushtime pas pushtimesh dhe me kokëfortësi nuk përfilli as perandor e as mbret, popull si ky që bëri bashkë hoxhë e prift, popull si ky që çdo herë që u rrëzua nuk u dorëzua, dhimbjen e shndërroi në forcë dhe me pak zë që i mbeti, i tha botës: UNË JAM SHQIPTAR!
Askush mbi Zotin, asgjë para Shqipërisë.