in

Asgja e re, njisojë e kemi heshtë me shekuj!

—————

Marin Sopi

Pas marrëveshjes së Dritan Abazoviçit me autoritetet e Kishës Ortodokse Serbe, nga sot, Kisha e Shën Mërisë, e ndërtuar në Ostros të Madh të Krajës, më 1001, kalon nën juridiksionin e Kishës Ortodokse Serbe. 

Kjo Kishë, e ndërtuar para dhjetë shekujve, në vitin 1446 ishte Arqipeshkvi Katolike.

Islamizimi i popullatës së kësaj ane dhe braktisja e Kishës së Shën Mërisë, ishte çështje kohe kur serbët do e përvetësojnë këtë e së bashku me Kishën, e cila do të ringritet dhe stoliset me ikonografi ortodokse sllave, do fitohet e drejta në eksterritorialitet, ku pronat e dikurshme të shqiptarëve do bëhen të autoriteteve kishtare serbe dhe besimtarëve serbë. 

E ne çfarë po bëjmë? 

Po falim kultet e stërgjyshërve tanë, po japim tokat tona të ujitura shekuj me gjak.

Ndërsa ju të mjerët, vazhdoni ta injoroni dhe përbuzni trashëgiminë tuaj, në gërmadhat e të cilave po lulëzojnë kishat ortodokse, xhamitë osmane dhe të tjera të shteteve arabe.

Lini një Përgjigje

Trafik i rënduar prej 3 orësh në Vlorë, vështirësohet lëvizja e mjeteve

Talibanet në aeroportin e Rinasit