Shkruan: Mevi Rafuna
Arsyet pse jam pro Lëvizjes për Rikthim dhe organizimeve të tjera si Lëvizja e Deçanit
1. Nuk ja jep të drejtën vetes të përzihem në çështje personale si ajo e besimit fetar sepse është diçka subjektive mes njeriut dhe zotit, por ja jep të drejtën vetes të flas e të shkruaj kur feja bëhet politikë, kur në emër të një religjioni të caktuar dalin individ dhe grupacione tash e tri dekada; që tentojnë me çdo kusht të na i rrënojnë vlerat njerëzore dhe kombëtare, veçanërisht të na rikthejnë në prapambeturi atje ku gjyshet dhe stërgjyshet tona, kanë qenë e që me shumë sakrificë dhe guxim kanë arritur t’i largojnë shamijat dhe feregjet nga fytyra.
2. Guximi dhe vlerat intelektuale në realitetin tonë janë të marruna nga mediat online dhe kanalet televizive të cilat i kanë dhanë hapësirë imamëve kontraversë në krye me Shefqet Krasniqin të cilët kanë pasur përgjigje për gjithçka, duke na treguar edhe marrëdheniet intime dhe punët e shtratit.
Madje Shefqet Krasniqi me krenari Radovanat ( vrasësit dhe dhunuesit e femrave shqiptare) i rikthente në Ridvana duke ja u japur “dorën e pajtimit”.
Të gjithë këta imamë me miliona sponzorë nga Turqia,Serbia,Rusia etj e shfrytëzuan momentumin pas lufte dhe i dhanë postraumës së luftës kahje tjetër saqë mes nesh lindën luftëtarë të Xhihadit Islamik në luftën e Sirisë; që i morën edhe gratë e tyre me vete nëpër kampe dhe i shndërruan në robëresha seksuale, të cilat u rikthyen në Kosovë me nga 3 apo katër fëmijë të lindur nga mercenarë ruso- arabë.
3. Këta imamë na treguan se të martohesh me djalin e agjës të cilin rritesh me një shpi e shpesh e ndanë edhe një dhomë nuk qenka haram.Siç qenka hallall martesa me vajza minore nga 6 vjet e tutje.
4.Ambienti i zymtë,mungesa e perspektivës bëri që shumica e të rinjëve t’ia mësyejnë Gjermanisë, një pjesë e konsiderueshme trushpërlame, ku me vete e morën islamin politik sepse do ta shpërndanin në Europen e “pafe” dhe “pa moral”.
5. Përderisa politika jonë bëri kalkulime votash dhe u sponzorizua nga këto grupe për agjenden e tyre që shteti i pavarur i Dardanisë të rikthehet në një provincë islamike, për mua kanë humbur çdo legjitimitet që ta përfaqësojnë kombin dhe shtetin…
6. Para disa ditësh në mes të Tiranës- në imaugurimin e kazermës së re turke,kryeimami mongol i ngriti në qiell vrasësit dhe grabitqarët e Perandorisë Mongole Osmane, të cilët na e rrënuan gjakun dhe kombin me shekuj duke na rikthyer në mjerim dhe prapambeturi kolektive për shekuj të ndarë nga shtrati ynë europian.
7. Prej skenderi del beteri dhe çdo fis e ka kani pis por ka ardhur koha që fatin tonë mos ta lamë në duar të betarave dhe pisave që për interes dhe llaskuceri e shesin edhe nanën e vet…8.Duam apo nuk duam e kemi vetëm një zgjedhje ribërjen e Dardanisë apo dështimin e një shteti në provincë islamike ku gjuha dhe emri ynë do të harrohet përfundimisht…