in

Arsimi ose greva e dinjitetit

Bit Gecaj 

Kauza e mësueseve është nacionale, mes tjerash unë e shoh si një luftë për dinjitetin e arsimit në vend!  Arsimi te ne, në të gjitha testet e Pisas viteve te fundit, ka dalur keq. Andaj duhet të kuptojmë se pa një vlerësim te merituar të mësuseve, nuk mund të ketë arsim e arsimim cilesërë! 

Kujtoj se vete prindërit duhet ti mbeshtesin mësuesit në kauzën e tyre; është në të mirë të fëmijëve të tyre, dhe te Kosovës! Heshtja e prindërve, apo edhe kundërvënja e disa prej tyre, te yshtur nga qarqe te caktuara, te lidhura edhe me segmente qeveritare, thjeshte sa per te shuar nje lloj proteste, qe per mua eshte kunder se keqes,- eshte vetvrasje e rende per arsimin! Per me teper eshte nje krize e thelle morale, qe mbeshtetet mbi paditurine, kushtimishte te masave pa tru! Ne vend se me u mobilizu ne perkrahje te mesueseve dhe personelit mesimore e edukative, ne ngarendi per te gjetur x arsye, qe do ti mbushte me faj mesuesit e leckosur, madje ndoshta edhe te uritur. Nuk mund te kete mesues te mire, nese ai ne kohen e lire detyrohet te mirret me tregeti, ose te ngase traktorin, per t’ mbajtur femijte me buke. 

Shoqeria jone duhet te kuptoi qe arsim eshte interes nacional, edhe me i madhe se ushtria e politika, sepse ai prodhon vetedije, andaj duhet te vleresohet, e pastaj zhvillohet e rritet ne masen qe na duhet!

Lini një Përgjigje

Pushteti nuk do t’u paguaj rrogat grevistëve

Rama i përgjigjet ambasadores Kim: Refuzoj gjuhën e përdorur