Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka siguruar frigoriferët që bëjnë ruajtjen e vaksinave kundër koronavirusit deri në -86 gradë. Këtë lajm e ka konfirmuar ministri Armend Zemaj në Facebook.
“Sot arritën frigoriferët për ruajtjen e vaksinës anti Covid, të siguruar nga Ministria e Shëndetësisë që bëjnë ftohjen dhe mirëmbajtjen për vaksinat deri në – 86 gradë.
Jemi gati për pranimin e vaksinës, siç kërkojnë kushtet e ruajtjes, të cilat e kërkojnë frigoriferin deri në minus 70 gradë. Po ashtu, kemi përgatitur strategjinë për vaksinim dhe distribuimin e saj.
Në MSh dhe IKShKP janë marrë të gjitha masat dhe jemi përgatitur për vaksinim. Vaksina po vjen! Ruani higjienën, bartni maskë dhe mbani distancën! Bashkë ia dalim!”, është shprehur Zemaj.


