in

ARRESTOHET BABAI, JEP DORËHEQJEN ZV/MINISTRJA E RAMËS

Zv.ministrja e Arsimit, Lorena Haxhiu, ka dhënë dorëheqjen mbrëmjen e sotme nga detyra që mbante.

Dorëheqja ka ardhur pasi babai i saj, Eduart Haxhiu, u arrestua si pjesë e një grupi që dërgonte emigrantë në SHBA, Kanada dhe Britaninë e Madhe me pasaporta të falsifikuara.

Nuk ka ende informacion nëse Haxhiut i është imponuar dorëheqja apo e ka dhënë vetë.

Zv/ministrja e Arsimit mësohet se ia ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Rama menjëherë sapo i ati u arrestua.

Ndërkohë, ditën e sotme Departamenti Amerikan i Shetit ka futur në listën e zezë të personave që u ndalohet hyrja në SHBA ish-zv.ministren dhe gjithë familjen e saj.

Lini një Përgjigje

Vrasje e qëllimshme e Maradonës: mjeku personal nën hetim

Në aksident trafiku i riu nga Deçani ndërron jetë së bashku me vajzën 6 muajshe