Ndërkohë mbeten në kërkim të dy vëllezërit, Duel dhe Hydajet Mehmedaj, të cilët dyshohet se janë autorë të krimit.
Shkon në tre numri i të arrestuarve që tronditi qytetin e Shkodrës paraditen e djeshme. Ditën e sotme është arrestuar nga Policia, Milkjor Gjoka, i dyshuar si bashkëpunëtor autor i vrasjes së Ridvan Hysenit në Shkodër.
Ndërkohë mbeten në kërkim dy vëllezërit Duel dhe Hydajet Mehmedaj. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të një pike karburanti, në fshatin Mushan, Shkodër, kanë varë me armë zjarri në mjetin e tij, 46 vjeçarin Ridvan Hyseni (Ramazani), pas një konflikti të ndodhur midis palëve disa orë para ngjarjes.
Bashkë me Milkjor Gjokën janë arrestuar për moskallëzim krimi edhe shtetasit Blerim Mlloja 49 vjeç dhe Marjeta Gramshi 49 vjeçe, të cilët kanë qenë prezent kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar në organet kompetente për krimin e ndodhur.
Mollja, siç raporton për “BalkanWeb” gazetari Senad Nikshiqi mësohet se ishte punonjës në karburantin ku u vra Hyseni. Po ashtu edhe gruaja e arrestuar ka qenë duke kaluar afër karburantit në momentin kur ndodhi krimi.
Pavarësisht se policia dyshon se kanë qenë dëshmitarë, si Mollja ashtu edhe Gramshi kanë deklaruar se nuk dinë asgjë për ngjarjen dhe prandaj policia i ka arrestuar për “moskallëzim krimi”.