in

Arrestohen disa persona e rrënohen kazinot ilegale

Ministri i Punëve të brendshme, Xhelal Sveçla ka dhënë detaje për aksionin e policisë së Kosovës në Karaçevë.

Sveçla ka thënë se në këtë aksion është goditur rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaçevë.

Në aksionin e sotëm të policisë, Sveçla bën të ditur se janë arrestuar disa persona dhe janë rrënuar objektet e ndërtuara ilegale,

“Edhe një aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës.Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe me autoritet komunale të Dardanës sot u godit rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaqevë.Pas konfiskimit të aparatave për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet e ndërtuara ilegale si dhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë edhe në këto momente”, shkruan ai.

Xhelal Sveçla

Edhe një aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës.

Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe me autoritet komunale të Dardanës sot u godit rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaqevë.Pas konfiskimit të aparatave për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet e ndërtuara ilegale si dhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë edhe në këto momente.

Lini një Përgjigje

Vazhdojne sabotazhet! KEK sot ja paskan nderpre avullin Termokosit!

Donika Gërvallën Beogradi nuk e lejoi të hyjë në Luginën e Preshevës