Më 25 nëntor pjesë të territorit të diskutueshëm që bie brenda kufijve të Azerbajxhanit do t’i dorëzohen Azerbajxhanit pas luftimeve që lanë mijëra të vrarë. Armëpushimi mes Armenisë dhe Azerbajxhanit ndërmjetësuar nga Rusia, ka si pikë kryesore rikthimin e këtij territori. Para se ai të binte në duart e armenëve gjatë vitit 1994, pothuajse 90 përqind e popullsisë ishte me origjinë azere.
Ndërsa gruaja dhe vajzat e tij i jepnin lamtumirë shtëpisë së tyre, Gulgen Tomanyan ngarkonte pasuritë e familjes në një kamion dhe përgatitej për të ikur nga kjo tokë e kontestuar.
“Rreziku po vjen,” tha z.Tomanyan, 60 vjeçar. “Ne kemi jetuar këtu për më shumë se 20 vjet, por nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të largohemi. Ku do të jetojmë tani? Nuk e di, nuk mund t’ua them.”
Z.Tomanyan dhe familja e tij janë në mesin e mijëra armenëve etnikë që po largohen nga fshatrat e tyre në enklavën separatiste të Nago-Karabakut përpara afatit të caktuar me 25 nëntor, që i jep Azerbajxhanit kontrollin e një pjese të këtij territori të kontestuar.
Disa banorë madje kanë filluar të djegin shtëpitë e tyre, duke refuzuar t’i lënë ato në duart e azerbajxhanëve të cilët pritet të kthehen pas dorëzimit, dhe të cilët u dëbuan në fillim të viteve 1990 si pjesë e një cikli dëshpërues të zhvendosjeve në rajon.
Armenët etnikë kanë frikë nga sulmet hakmarrëse, pas heqjes së zonës nga kontrolli i forcave Azeriane, si pjesë e marrëveshjes së paqes të ndërmjetësuar nga Rusia që përfundoi javë të tëra luftimesh të ashpra.
Mijëra janë vrarë rreth kësaj republike që nuk njihet si e tillë nga askush. Ajo bie brenda kufijve të Azerbajxhanit, por u shkëput nga kontrolli i tij në vitet 1990-të.
Marrëveshja e armëpushimit përcakton që rrethi Kalbajar dhe disa zona të tjera në Nago-Karabak duhet t’i kthehen Azerbajxhanit. Fshat pas fshati shihen civilë që kanë ngarkuar automjetet e tyre me bagazhe, mobilje dhe pajisje tjera.
Një makinë ishte e ngarkuar me divane, një tjetër me një makinë larëse dhe tas tualeti. Disa u panë duke çmontuar edhe kulmet e shtëpive, ndërsa të tjerët hiqnin dyshemenë dhe xhamat e dritareve përpara shpërnguljes së ngutshme.
“Ata po na dëbojnë dhe ne mezi kemi kohë të paketohemi dhe të largohemi”, tha Antaram Melikan, një gjyshe në të 60-at e saj. Ajo u përlot derisa burri i saj Grisha ngarkonte një furgon, këtë herë pa ndihmën e djalit të tyre i cili u vra disa javë më parë në frontin e betejës.
“Si mund të qëndroj këtu përkrah njerëzve nga Azerbajxhani? Ne kurrë nuk mund të jetojmë së bashku. Kurrë”. Nëse qëndrojmë, ne do të masakrohemi”, shtoi Grisha. “Pra, çfarë kuptimi ka të qëndrosh?”
Nusja e tyre, Ani Melikan, 29 vjeçare, shiqonte e pwrhumbur nga rruga. “Kjo është toka jonë, toka jonë stërgjyshore”, tha ajo derisa mesi mbante lotët. “Shpresoj që një ditë të mund të kthehemi, por tani për tani nuk është e mundur.”
I vendosur në sfondin e majave të errëta, qyteti i vogël i Kalbajarit qëndron ende pjesërisht i rrënuar nga betejat që u zhvilluan këtu në luftën e parë Nago-Karabak gati 30 vite më parë.
Që nga viti 1993, udhëheqësit separatistë armenë kanë mbajtur rrethin më të gjerë territorial, pasi dhjetëra mijëra azerbajxhanas u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, duke u strehuar në pjesë të tjera të vendit.
Shtëpitë këtu janë goditur sërish nga sulmet e artilerisë në javët e fundit. Ndër raundin e fundit të refugjatëve është Aleksandr Bagiyan, një ndërtues në të 50-at e tij me tre fëmijë. Ai erdhi këtu pasi u arratis nga kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku, kur armenët që jetonin atje u përballën me persekutime.
Tensionet etnike dhe konflikti po e çrrënjosin atë edhe një herë.”Ne humbëm gjithçka kur na u desh të iknim atëherë, dhe u zhvendosëm në këtë zonë për të filluar një jetë të re,” tha ai. “Por ne nuk mund të qëndrojmë këtu dhe të presim që ata të vijnë dhe të na therin. Duhet të shkojmë. Nuk kemi asnjë mundësi tjetër ”.
Z.Bagiyan planifikon të shkojë tek të afërmit e tij në Armeni. Se çfare do të jetë fati i familjes së tij më tej është e pasigurt. “Ne nuk besojmë se do të kthehemi sërish këtu. Askush këtu nuk e di se çfarë e pret në të ardhmen. ”
Disa kilometra më larg, ushtarë dhe familje u mblodhën jashtë manastirin Dadivank, një kompleksi mijëvjeçar ndërtuar në një gryke të thyer malore. Kisha e malësisë, që daton nga shekulli i 9-të, u ndërtua në zemër të një rajoni të tensionuar, për të cilin kanë luftuar perandoritë rivale gjatë shekujve. Tani edhe ajo do të bjerë në duart e Azerëve.
Në fytyrat që dukeshin sikur të gdhendura në trishtim, dhjetëra vizitorë po i jepnin lamtumirën e fundit këtij vendi të shenjtë, përpara se dorëzimi i territorit t’ua pamundësoj vizita të tjera. Veshur me veledan të zi dhe një kryq argjendi, kryeprifti u takua me anëtarët e kongregacionit të tij dhe i përqafoi.
“Dadivank është një margaritar për armenët,” tha Atë Hovnes, një ish kapelan i ushtrisë, i cili kohët e fundit pozoi për një fotografi të postuar nga qeveria armene ndërsa mbante një kryq dhe një pushkë sulmi.
“A është bota e verbër ndaj asaj që po ndodh këtu? Vetëm Zoti e di nëse jeta ime do të jetë në rrezik, por unë do të qëndroj me famullinë time dhe me njerëzit e mi”. The Telegraph