in

Armata ruse përdhunoi mbi 5000 vajza e gra në Serbi

Sapo  u tërhoqën gjermanët, u futën trupat ruse -Armata e Kuqe që filluan përdhunimet masive brutale të grave në Serbi, pavarësisht moshës.  Burrat e Ushtrisë së Kuqe i përdhunonin kryesisht vajzat e reja.

Tito iu ankua Stalinit, por ai iu përgjigj: “Janë djem të rinj. Lërini të argëtohen, e meritojnë”.

Numri i grave të përdhunuara serbe ishte mbi 5,000 në Serbi. Në territorin e Beogradit janë përdhunuar  2000 gra dhe vajza. Përdhunimet masive të grave dhe vajzave serbe nga ushtarët e Ushtrisë së Kuqe në fund të vitit 1944 dhe në fillim të vitit 1945 nuk u dënuan kurrë.Kudo ku kalonte Ushtria e Kuqe përdhunonte gra e vajza. Ka nga ata që kanë kaluar më keq. Ushtarët komunistë sovjetikë u sollën njësoj në të gjitha territoret e “çliruara”. Polaket, gjermanet, lituanezet, letonezet, estonezet… të gjitha përjetuan të njëjtin fat. Ato shpesh ushtarët rus i përdhunonin para bashkëshortëve dhe anëtarëve të tjerë të familjes, për t’i poshtëruar edhe më shumë.

https://historija.info/

Dedier për përdhunimet

 “Në total, autoriteteve tona iu raportua se oficerët dhe ushtarët e Ushtrisë së Kuqe kryen 1219 përdhunime, 359 tentativa, 111 përdhunime të shoqëruara me vrasje, 248 përdhunime dhe tentativa vrasjeje dhe 1204 raste plaçkitje…… 

Në Çukaricë … disa ushtarë rusë, njëri pas tjetrit, përdhunuan vajzën e një punonjësi të fabrikës së sheqerit, i cili ishte pjesëtar i Partisë Komuniste të Jugosllavisë që nga viti 1939… 

Një tjetër qytetar në Çukaricë kishte ftuar në shtëpinë e tij një grup ushtarësh, nënoficerësh dhe oficerë të Ushtrisë së Kuqe. Pas darkës, kur rusët u dehën, një major ka sulmuar në sy gruan e të zotit të shtëpisë. Kur burri u ngrit në këmbë për të mbrojtur gruan e tij, rusët e nxorën jashtë dhe ndërsa ai vraponte nëpër periferi duke kërkuar ndihmë, gruaja e tij u përdhunua nga shtatë rusë

”Vladimir Dedijer, “Josip Broz Tito – prilozi za biografiju” Beograd, 1953, f. 412;

Lini një Përgjigje

Macron: Ukraina nuk ka gjasa të anëtarësohet në NATO

SHBA dhe Ukraina nuk po i dëgjojnë shqetësimet e Rusisë, por as Kosova, EU dhe Nato, nuk po i dëgjojnë shqetësimet e Vuçiqit !