in

Arkitektura dhe vija

 

 

ark Xhelal Llonçari

Opera Garnier

E marte, 5 janar, orët e buzëmbrëmjes të vitit 1875. Në prezencën e kryetarit të Republikës së Francës, Mac Mahon, kryebashkiakut të Londrës, ati të Amsterdamit, familjes mbretërore të Spanjes si dhe më se dymijë të ftuarve  të tjerë nga Evropa dhe më gjerë, u bë inaugurimi i Operës së Parizit, të projektuar nga arkitekti Charles Garnier. Programi inaugurues përmbante :

Uvertyren e “Memecet e Porticit” te Auber-it,

Dy aktet e para te operëes “Qifutja” e Halévy-t,

Uvertyra nga “Viljam Tell” e Rossinit,

Scenat e Bekimit të kamave të Hygenot-ve nga Giacomo Meyerbeer-i si dhe

“Burimi”, balet i Leo Delib-it.

Mbrëmja, përveç ngjarjes kryesore u karakterizua edhe me dy ndodhi të pakëndshme. E para, arkitekti që e kishte projektuar Operën nuk ishte ftuar ne hapje solemne, ati iu kishte dashtë ta blejë biletën. Ndoshta me këtë gjest pushtetarët, si zakonisht, deshën ti marrin të gjitha dafinat për veti. Sidoqoftë publiku që ishte në sallë u ngrit në këmbe në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për arkitektin si dhe u duartrokit gjatë. Ndodhia tjetër e cila u diskutua atëherë e diskutohet ende, është fakti se në Operë nuk kishte bufe dhe se kishin qenë të shtrënguar që për hir të mysafirëve të ftuar dhe publikut të improvizohej një e tillë.

Ky improvizim zgjati deri në vitin 2011 kur më në fund u zgjidhe kjo çështje duke e projektuar dhe realizuar një restoran tashmë për nevoja turistike e karakterit revyal, pa e anashkaluar funksionin e një bufeje për nevojat publikut gjatë pushimit në mes të akteve si dhe për diskutime para dhe mbas shfaqjeve.

Teatri kombëtar

E shtunë, 7 maj,  orët e buzëmbrëmjes të vitit 1949 me shfaqjen “Gishti para hundës” të dramaturgut Kroat u hap solemnisht Teatri në Prishtinë. Nuk e di kush ishin të ftuar dhe nuk dihen ndodhitë tjera përveç inaugurimit.

Një gjë dihet, teatri, edhe pse i projektuar për shtëpi kulture, e kishte bufen që i shërbente artistëve kur nuk ishin në shfaqje, kritikeve të artit skenik si dhe publikut. Kjo bufe ishte funksionale deri në kohën kur në Operën e Parisit nuk kishte bufe. Kur e bënë ata në e mbyllëm. Parisit iu deshën tri tentime qeveritare, në hark kohorë prej më shumë se 130 vjetësh, që ta kompletojnë përmbajtjen e Operës.

Tek ne kjo u zgjidh shumë shpejtë, një tender i anuluar dhe tjetri pas tij i suksesshëm dhe bifeja u hoq sikur mos të kishte qenë kurrë.

Tash shkuarja në teatër, në krahasim me të kaluarën, është disi më e pastër,  më e thjeshtë : e prenë biletën, vjen 5 minuta para shfaqjes, zënë vendin tënd, e “konsumon” shfaqjen dhe pas saj drejtë e në shtëpi.

Përshtypjet mbresat, kritikat eventuale, porositë nga pjesa e  shfaqur nuk kanë nevojë të komentohen aty për aty e as më vonë, as me shokë, as me miq, as me artist, as me kritik as me kurrkënd. Kritikën për shfaqje nuk e gjen as në faqet e shtypit të përditshëm, as në media të folura dhe as ato  vizive, përveç në rastet kur ajo përputhet me skemën programore të shtëpive informative.

Nëse suksesi i një shfaqjeje varet prej : programit, trupës artistike dhe publikut, atëherë mund të themi se mosqenja e bufesë ka ndikuar dukshëm në krijimin e një  publiku tejet të disiplinuar.

“Fakulteti i Arkitektures”

Shumë pak kohë pas mbylljes së bufes së Teatrit e mbyllën edhe bufen e “Fakultetit të Arkitekturës”. Ai zakonisht ishte plotë, gumëzhinte nga studentët të cilët aty e kalonin pushimin në mes të orëve dhe ndonjë pauze më të gjatë që rastiste të jete në orar ose ishin të shtrënguar të prisnin sa të ndalet shiu.

Aty ata freskoheshin, bisedonin, diskutonin, njiheshin mes vedi dhe me gjeneratat tjera, këmbenin përvoja, konsultoheshin me studentët e viteve më të larta, pyetnin asistentet dhe profesorët në menyrë jo formale kur ishin të ulur bashke ose pranë njeri tjetrit. Me një fjalë aty plotësoheshin, përveç me informata e vegla aty e gjenin edhe ndihmën e njeri tjetrit.

Aty diskutonin të gjitha hallet dhe brengat që mund ti ketë një student, mbi studimet, mbi universitetin, mbi fenomenet e ndryshme shoqërore dhe kësisoj formonin opinione individuale dhe grupore.

Gjatë procesit të akreditimit të “Fakultetit” profesorët nga Gjermania i prita në bufe qe ishte hapur tinës vetëm për atë ditë, meqë orenditë ishin ende aty. Mbas gjitha diskutimeve për syllabuset i erdhi radha vlerësimit të hapësirave të shkollës. Ata i vizituan klasat, atelet, kabinetet, tualetet dhe në fund mbas lëvdatave për atmosferën e ngrohtë dhe inspiruese që ofronte shkolla, komentet i përmbyllën me konstatimin se bufeja,  sipas tyre ishte shumë e pëlqyer si hapësirë dhe si funksion i domosdoshëm social.

Mirpo kjo byfe si dhe gjitha të tjerat në Uneversitetin e Prishtinës ishin mbyllur, kujtoi me motivacion të disciplinimit të studentëve si dhe ritjes së buxhetit kohorë të tyre për studime e jo për sorollatje nepër byfe. Tash studenti e ka shumë më të lehtë dhe më të thjeshtë studimin: vjen në fakultet, e mbanë mësimin dhe nga aty drejtë në shtëpi.

Vija

Në arkitekturë sikurse edhe të artet tjera është prezentë  vija. Për dallim nga artet pamore tek të cilat vija mund të konsiderohet si gjurma e lëvizjes së një pike nëpër rrafsh, në arkitekturë është shumë më ndryshe. Nëse në një objekt arkitektonik shkoqisim me qellim disa pika të caktuare të objektit e që jan të radhitura njëra pas tjetres rezultojnë me vijë. Dallimi tjetër mes vijave në pikturë dhe arkitekturë qëndron në atë se vijat në arkitekturë janë të karakterit taktil dhe si te tilla i konsiderojmë si vlerë shprehëse lineare.

Arkitektura si mile është me ndikim gjithëpërfshirës në zhvillimin,  kultivimin dhe realizimin e personalitetit të njeriut. Hapësirat e caktuara i ofrojnë shkallë të caktuar të sigurisë,  mundësisë për të punuar dhe kënaqësisë. Njeriu ndikon në arkitekturë dhe ajo ndikon tek njeriu. Sikurse arihet deri tek vija tek objektet, ashtu edhe nga hapësirat arkitektonike mund ti shkoqisim disa nga to në mënyre selektive që të arrihet një qëllim vijor  social i caktuar, sikurse është mbyllja e bufev e që rezulton me ngushtimin e hapësirave sociale, pa të cilat nuk ka kushte për formimin e mendim publik. Asesi nuk mendoi se në byfe mund të bihen vendime e as të realizohet në tërësi koncepti i mendimi publik, por sidoqoftë në to ka pas mundësi që mendimet e ndryshme të institualizohen si ide e që më vonë do të shtroheshin si kërkesa dhe kështu komunikimi në mes të studentëve dhe shoqërisë nuk do të ishte vij njëkahore.

Fakti i mbylljes së byfeve dhe tkurrjes së hapësirave sociale na lë të kuptojmë qëndrimin dyshues te politikës ndaj botës intelektuale e cila në një mënyra a tjetër është simptom i një shoqëri unitare.

Këto dukuri dhe ndikimet e tyre tërë kohën me vinin në mendje të cilën e përcjellja hap pas hapi deri në momentin kur e mendova gjendjen ku jemi dhe ku mund të përfundojmë ne si shoqëri, ne këtë udhëkryq mendja me shkoi në të gjitha drejtimet kurse unë s `mund ta përcillja më dhe u ndala në këtë pikë.

Lini një Përgjigje

Prokuroria e Specializuar në Hagë e konsideron kriminel Kadri Veseli

Eksperti amerikan sheh prova se Putini po e humb kontrollin mbi Kremlinin