Koment prej Nest Zefi
Sa here lundroj ne internet, asht e pamundun mos me u ndesh me “postbllokun” e shkrimeve reaguese ndaj nji grumbulli shkarravinash qe paska shkrue nji fare Auron Tare ne adrese te koloseve te letersise shqiptare Ernest Koliqi e Martin Camaj. Tare, si te singjashmit e tij te shumte te vegjel e medioker, ishte marre medemek me hijet apo njollat e hamendesueme biografike te Koliqit e Camajt, tue germue neper arkiva. Ne fakt, ai thjesht ka vu emnin te nji pacavurre te porositun prej nji grupi gjonturqish medemek mendjehapun e me qasje kritike si vetepershkruhen, drejtuesi inte cileve asht Ardian Vehbiu me disa adhurues te tij.
Personalisht, ia kam shkrue nji koment te revista e tij online ku e akuzoj Ardian Vehbiun direkt se ai asht porositesi i shkrimit, tue e ilustru me zberthimin e vete parathanies si ponc pilat qe i kishte ba “zbulimit” te Tares. Paradoksi i ktyne otomaneve gjonturq asht se nga njana ane sulmojne me Taren Camajn e Koliqin, sikur kane ba me Gjergjin Kastriot e ate Fishte apo Nanen Tereze, e nga ana tjeter bajne apologji djallzore te tyne, pra, lojen e dyfishte, viktime e te cileve po bjen ushtria e katalikeve te tredhun. Ka kohe qe verej shkretine intelektuale ne nahijen tone kulturore por rasti i ksaj apologjise patetike te shume intelektualeve katolike po me habite tmerresisht dhe sigurisht asht per mue keqeardhje e madh.
As e papranueshme gjuha e dasive artificiale sikunder ajo e sintezave perbashkuese hipokrite, te dyja kunder se vertetes faktike. Sulmet e porosituna te cilave ksaj rradhe u ka dale per zot Tare, nuk i damtojne koloset tone, perkundrazi, kallxojne sa i shtrime e kryeneq asht virusi inadit ndaj cdo shprehije autentike kulturore qe ka kene e mund te jete ne ket vend. Koliqi e Camaj nuk sulmohen se jane verior, se kane dritehijet e mekatit te rrjedhshem apo per pune dosjesh te hamendesueme por se ata jane katolike qe e shkrine jeten e tyne me dashni kristiane per atdhe e perparim shoqnor e kulturor. Shembulli i Ernest Koliqit, Pater Anton Harapit e Kol Mirakes gjate pushtimit te Shqipnise meriton te studjohet se si asnji regjim sado tiranik te jete, nuk mundet me perkule koshiencen autentike te sherbetorit te shtetit. Ata e kishin me ligj me persekutue hebrejt e kundershtaret e rregjimit fashist e nazist por zgjodhen me i sherby koshiences te mbrujtun me dashni te kshtene, tue i sherby te mires e mbrojt hebrejt e kundershtaret e rregjimeve totalitare.
Bash tue kene ne postet ma te nalta te shtetit, shkruen nji faqe te lavdishme te historise totalitare te shtetit shqiptar kur ky i fundit ishte nominalisht te pushtuem. Prandaj, ky rast adht shembulli konkret se si disa sherbetore te zellshem te shtetit komunist nuk mund te kene alibi ligjin per me justifikue poshtersinat e tyne, sikunder mund te kete pase shume te tjere qe ne fshehtesi e tue rreziku jeten e tyne, jane mundue me ba mire, tue ruejt dimensionin njerzor. Mbas ktij digresioni, ku dritehija e pretendueme e Koliqit qe e permendin edhe shume intelektuale katolike, tue u shkue mrapa otomaneve, asht momenti i lavdise te tij, shtoj se jeta e Koliqit dhe Camajt nuk mund te shihet e shkeputun prej vepres se tyne. Qasja skizofrene ndan tyne asht e importueme prej modeleve otomane; ata ishin krejt koherent ne cdo gja me dinamizmin e jetes se tyne dhe per ta nuk ekziston rreziku i mitizimit. Apologjia ma e mire qe na mund te bajme asht tue u thellue ne kulture, ne dije e pse jo ne fene e Krishtit si permasa ideale per me muejt me i kuptue ma mire ata. Me otomanet e derivatet e tyne te kompleksuem kulturalisht, bashkepunimi asht i kushtezuem thjesht ne planin njerzuer dhe duhet te kuptojme se ma mire ecet te ndame ne sinqeritet se sa te bashkuem ne hipokrizi.
Kur i madhi pater Gjergji thoshte se kena Pashk e Bajram por shqiptarine e kene bashke, u thoshte otomaneve qe tash duhet te pranoni se jena edhe na pjese konstitutive e realitetit te ri e nuk kishte te bante me sinkretizma religjoz si mendojne disa. Po ashtu te njaten gja thoshte dom Ndre Mjeda me vjerdhen: “asht cile kafazai, bylbyl fluturo..” pra, me faktorizue Taren e Taret, kallxon pezm te panevojshem e deshire per autoviktimizem te kote e te damshem. Tashme, dihet aksiomatikisht se otomanet prodhojne antikulture e asht e kote me rende ne faktorizimin e tyne. Detyra jone asht mos me u marre me debate kote apo apologjina te induktueme me impute otomane. Drita e Koliqit e Camajt nuk fiket, sepse ajo asht drite qiellore.