Sherif Ramabaja
Maduro, i cili nga një vozitës i autobusit ishte bërë president i Venezuelës, i kishte ditët e numëruara. Ai jetonte me ëndrrën e tij për pushtet të përjetshëm, ngjashëm sikurse dy Madurot e Ballkanit. Kjo nuk i ndodhi. Lakmia se lejonte dot, ia kishte verbuar sytë. Karriera e tij mori fund, ashtu siç pritej.
Për 13 vite sa qëndroi në pushtet, Venezuelën e kanë braktisur më shumë se 8 milion veta. Vetëm kjo e dhënë, flet për personalitetin e tij prej një diktatori.
Frika momentale është se presidenti Trump do të ndalet me kaq, pa u preokupuar për Madurot e Ballkanit.
Kërkesat e rajonit do të ishin që operacioni të zgjerohej edhe në trevat e Ballkanit. Edhe këtu ka personalitete të cilët identifikohen me regjimin e tij: veprojnë si ai, mendojnë si ai, janë pjesë e krimit si ai, e kanë shtrirë narko shtetin si ai, janë në pushtet me kohëzgjatje sa ai, ikja e popullit nga regjimi i tyre vazhdon njësoj, i fitojnë zgjedhjet, po ashtu si ai etj. etj.
Nga sot, të entuziazmuar me aksionin e SHBA në Venezuelë, filluan lutjet që edhe Madurot e Ballkanit, sa më parë që është e mundur, ta kenë fatin e Maduros së Venezuelës. Ky do të ishte një sinjal që edhe rajoni ynë, të lirohej nga autokratët dhe diktatorët e njëjtë.
Maduro në Shqipëri, nga frika për rënjen e tij, i ka bllokuar aksionet e SPAK – ut dhe drejtësisë, duke e penguar luftimin e krimit.
Maduro në Serbi, solidarizohet me Putinin, Iranin, Kinën dhe e terrorizon të tërë rajoni, duke e imituar dhe marr rolin e Putinit në Ballkan. Së fundi Maduros në Serbi iu zbulua edhe Safari – Sarajeva, gjuetia në njerëz gjatë rrethimit të Sarajevës, në luftën e Bosnjës.
Maduro i Shqipërisë, vendin më të bukur dhe të mrekullueshëm të Ballkanit, e ka shndërruar në një nga vendet më të korruptuara të Evropës. Shqiptarët me një qeverisje demokratike do ta kishin mirëqenien më të mirë në rajon, kurse në realitet, nën Maduron e tyre, janë më të varfrit e Evropës.
Arsyeja që SHBA ta zgjerojnë aksionin e tyre edhe në Ballkan, është e fuqishme. Kjo është dëshirë e rajonit, po a ka gjasa që të jetësohet, mbetet një pikëpyetje e madhe. Thirrjet për një aksion të ngjashëm, do të shtohen nga dita në ditë. Edhe ballkanasit do të dëshironin që Madurot e tyre, ti kishin ditët e numëruara sikurse Maduro i Venezuelës.
Megjithatë ky rast, rrëmbimi i Maduros, nuk mund të mbetet sikurse s´ka ndodhur asgjë. Të gjithë Madurot kudo qofshin, nga sot, nuk mund të bëjnë gjumë të qetë. Kambanat edhe për ta po bien. Do të dëshironim që Madurot e Ballkanit, t´i kishin ditët e numëruara. Zoti Trump, zgjerojeni aksionin tuaj edhe në Ballkan.
Mars – Rover (Satirë)


