Glauk Konjufca, ka perdorur BE-ne, apo me sakte ka keqperdorur nje deklarate rutinore, per te kamufluar pakenaqesine e vet ideologjike ndaj njohjes se Izraelit.E çfare do te bente Glauf Konjufca e bashkemendimtaret e tij, sikur ka pasur ndonje ze periferik nga BE se sulmet e NATO-s ndaj Serbise ne ‘99-en , e qe sollen lirine e Kosovës, duhet te zevendesohen me bisedime, Glauku me kete logjike do t’i kerkonte SHBA-se t’i rishqyrtoj sulmet ajore?!
Turrvrapi, qe ne iluzionin e marrjes se pushtetit menjehere te shperfaqin antiamerikanizmin dhe ne te njejten kohe te tregojne si nje anim kah BE, tregon orientimin e gabuar dhe mosnjohjen elementare te relacioneve translatnatike.
E mira e kesaj, e ketij orientimi antiamerikan, eshte se mbeten perpjekje te brendshme dhe te mentoreve te tyre, por qe nuk i pyet kush, siç thote nje fjale popullore: ‘m’sa borën e parvjetme.’Asnje percaktim gjeostrategjik amerikan nuk mund te levizet asnje milimeter nga ideologjistet lindore!