in

Ambasadorja Tama Ziv fton Kurtin për vizitë në Izrael

Pas Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në një takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë,Tama Ziv.

Në këtë takim, Kurti ka falënderuar ambasadoren për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e shtetit të Izraelit.

Ndërsa ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamir Ziv tha se është e lumtur që është ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, por njëkohësisht e ka ftuar edhe Kurtin për një vizitë në shtetin e Izraelit.

“Ambasadorja tha se është e nderuar të jetë ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, dhe e ftoi Kryeministrin për vizitë zyrtare në Izrael. Ajo shtoi se ndonëse nuk kemi pasur marrëdhënie diplomatike, njerëzit tanë kanë qenë në kontakt me njëri-tjetrin” thuhet në njoftimin për media nga zyra e Kryeministrisë.

Në këtë takim po ashtu pos temave politike u bisedua edhe për temat e teknologjisë.

“U bisedua për potencialin e bashkëpunimit në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit (TIK). Kryeministri tha se digjitalizimi është një nga objektivat në programin e Qeverisë, ndërsa agjenda e re digjitale do të jetë një nga pikat kryesore të strategjisë së re kombëtare të zhvillimit” thuhet më tutje në njoftimin për media.

Lini një Përgjigje

"Putini ka synuar Ukrainën prej vitesh. Pse nuk e ka ndalur Perëndimi?

Dora që tronditi botën në Bucha është e Irinës