Ambasadori palestinez në Beograd mesazh protestuesve anti-Izrael në Prishtinë: Me mendje e zemër jam me ju, atje në Prishtinën e Serbisë!😜
Latifi reagon pas marshit të kosovarëve në Prishtinë në përkrahje të Palestinës
Dhjetëra kosovarë janë grumbulluar sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në përkrahje të popullit palestinez, pas konfliktit që ka shpërthyer në Lindjen e Mesme në mes të Palestinës dhe Izraeli.
E që pas këtij marshit ka reaguar njohësi i çështjeve politike, Blerim Latifi, i cili përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka ironizuar duke thënë se ambasadori palestinez në Beograd iu ka dërguar mesazh protestuesve anti-Izrael në Prishtinë.
Kujtojmë që ambasadori palestinez kohë më parë kishte deklaruar se Kosova është pjesë e Serbisë dhe që s’do ta njohin në asnjë mënyrë si shtet.
Para dy ditësh në Beograd, palestinezët kanë protestuar kundër Izraelit, teksa në një prej pankartave të tyre ka qenë e shkruar: “Poshtë okupimi, Kosova është Serbi, dhe Palestina është shtet”
Ai ka thënë se mesazhi i ambasadorit është me mendje e zemër me protestuesit në Prishtinën e Serbisë.
“Ambasadori palestinez në Beograd mesazh protestuesve anti-Izrael në Prishtinë: Me mendje e zemër jam me ju, atje në Prishtinën e Serbisë!”, ka shkruar Laifi.