in

Ambasadori i Gjermanisë dhe ai i Anglisë urojnë Kurtin

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde dhe Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, kanë uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për formimin e Qeverisë dhe marrjen e pozitës së kryeministër.

Përmes reagimeve në rrjete sociale ata kanë uruar Kurtin, ndërkaq Ambasadori Abbott është shprehur se është i gatshëm të punojë me Qeverinë e re për prioritetet e Kosovës dhe Britanisë.

“Urime Albin Kurtit dhe kabinetit të tij për zgjedhjen kryeministër dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës”, shkruan Rohde në Twitter.

Abbott, në anën tjetër, ka shkuar në Facebook, se po pret që të punojë me Kurtin dhe Qeverinë e tij.

“Urime Albin Kurti për zgjedhjen Kryeministër. Pres që të punoj me ju dhe Qeverinë tuaj në shumë prioritete të përbashkëta”, shkruan Abbott.

Lini një Përgjigje

Fjalimi i plotë i Kurtit pasi zgjidhet kryeministër

Rrugët në territorin e Kosovës janë kalueshme