Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar lidhur me një publikim të ashtuquajturës `non-paper` mbrëmë nga ‘Koha Ditore’ për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar lidhur me një publikim të ashtuquajturës ‘non-paper’ mbrëmë nga ‘Koha Ditore’ për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor.
Ambasadori gjerman tha se “Non-paper” është “fake news” apo shqip ‘lajm i rremë’.
Përmes një postimi në Twitter, Rohde tha se mund të ketë dokument, por se nuk është francezo-gjerman, derisa shtoi se e përkrahin dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Europian dhe Miroslav Lajçak.
“E ashtuquajtura “non paper” francezo-gjermane e publikuar nga Koha Ditore është lajm i rremë. Mund të ketë dokument, por sigurisht që nuk është francezo-gjerman. Ne e përkrahim plotësisht dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe Miroslav Lajcak, sic e theksoi përsëri ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Maas, të enjten e kaluar në Prishtinë”, shkroi ai në Twitter.