Është Avdullah Hoti ai që duhet të shkojë në Jerusalem dhe të hap ambasadën. Ai është më i merituari për këtë vepër madhështore. Me këtë do të mbetet në histori.
Mediet izraelite, shkruan ABC, ishin të inkurajuara që Albin Kurti nuk do ta kundërshtoj hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Disa ditë më parë dy nga bashkëpunëtorët e tij thanë se do ta rishqyrtojnë praninë e ambasadës në Jerusalem, sepse Jerusalemi e hidhëruaka Erdoganin dhe BE-në.
Ndërkohë nga Vetëvendosja nisën ta zbusin retorikën, të zbythën dhe të bëhen nga ujqër në qengja. VV-ja bëri me dije se do të jenë ushtarë të disiplinuar të Amerikës, edhe pse kohë më parë e kritikuan kryeministrin Avdullah Hoti, sa nuk e linçuan që nënshkroi marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë, ku përfshihej edhe hapja e ambasadës në Jerusalem.
Por është Avdullah Hoti ai që duhet të shkojë në Jerusalem dhe të hap ambasadën tonë. Ai është më i merituari për këtë vepër madhështore. Me këtë do të mbetet në histori.

