Pas zgjedhjeve të djeshme, ambasada amerikane shkruan se SHBA-ja qëndron krah Kosovës dhe se mezi pret të punojë me qeverinë e re.
Ambasada amerikane në Kosovë ka shkruar pas mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë, në të cilat doli e para Lëvizja Vetëvendosje.
Në një postim të publikuar në Twitter, ambasada amerikane thotë se do të punojë me Qeverinë e re, sapo ajo të formohet.
“I përgëzoj qytetarët e Kosovës, që dëshmuan përkushtimin për demokraci dhe vizion të së ardhmes. Amerika qëndron krah Kosovës dhe mezi pret të punojë me Qeverinë e re, sapo të formohet, në qëllimet e përbashkët për paqe, drejtësi dhe prosperitet”, thuhet në postimin e ambasadës.
Gjatë qeverisjes së parë të tij, nga shkurti deri në fund të marsit 2020, Albin Kurti u përplas me Richard Grenellin, emisar i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi. Madje rrëzimi i tij nga pushteti është lidhur me mosbindjen e tij ndaj kërkesave të SHBA-së.