in

Albulena Haxhiu reagon ndaj vendimit të KGJK-së për Kurtin

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar, pasi Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka dorëzuar KQZ-së listën e kandidatëve të cilët kanë probleme me ligjin dhe nuk mund të kandidojnë në zgjedhje.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këto janë “përpjekjet dhe shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin dhe atyre që i shërbyen shtetit të kapur”.

“Albini, gëzon mbështetje shumë të madhe qytetare dhe kjo mbështetje është e pakontestuar prandaj qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për tendencat e qëllimshme për largimin nga lista të Albinit!

Në shtetin e kapur, kështu ndodhë! Këto janë përpjekjet dhe shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin dhe atyre që i shërbyen shtetit të kapur!”, ka shkruar Haxhiu.

Lini një Përgjigje

Hoxhaj premton pagë minimale 300 euro, rritje page 30 për qind

Kush është poetja e re në inaugurimin e Bidenit