Ambasadori amerikan, Filip Kosnett, ambasadori gjerman, Jorn Rohde dhe institucione të Bashkimit Evropianë , kërkuan që të respektohet vendimi i Gjyqit Kushtetues dhe KQZ-ja, pra që Albin Kurti të mos kandidojë.
Deklarimi i dy ambasadorë më të fuqishëm në Kosovë (ambasadori i ShBA-ve dhe i Gjermanisë), krahas deklarimit të Bashkimit Evropianë, duket që ia vulosën karrierën politike Albin Kurtit. Ata i thanë qartë atij dhe 46 deputetëve se nuk mund të kandidojnë për deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Deklarimi i diplomatëve për herë të dytë, u bë një ditë pasi Kurti paralajmëroi se pavarësisht vendimit nga Gjyqit Kushtetues dhe KQZ-ja, ai do t’i prijë listës së Vetëvendosjes.
Kështu Albin Kurti nuk do të konfrontohet vetëm me organet e drejtësisë vendëse, që s’do ta certifikojnë, por do të jetë në armiqësi të hapur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë dhe Bashkimin Evropianë, nëse i sfidon.
Vetëm një shqiptar u konfrontua 45 vjet me SHBA-të dhe Evropën. Por populli i tij vuajti tmerrësisht shumë.
Amelika dhe Evlopa nuk janë Grenelli.