in

Albin Kurti ose do na fus në luftë, ose do ta gjunjëzoi njëherë e përgjithmonë Serbinë ?!

Nga Sherif Ramabaja

Albin Kurti ndodhet nën presion të madh. Këtë e din sot çdo kush. Presioni më i madh vjen nga bashkësia ndërkombëtare, po nuk mungon as nga opozita e vendit, e cila i ka arsyet e veta. ( Preokupimi për atdheun, ose preokupimi për pushtet).

Presionin nga Serbia dhe Vuçiq askush nuk e merr seriozisht, edhe pse ndoshta do të ndizej konflikti.

Shtyrjen e afatit të targave Kurti e refuzoi dhe menjëherë të gjithë u ngritën në këmbë:

Do na fus në lutë Kurti, thoshte i pari. Ne jemi të vegjël dhe duhet t´i dëgjojmë të mëdhenjtë, thoshte i dyti. Ky do na prishë me Amerikën, thoshin të tretët. Ky doli kundër të gjithëve dhe po i rrezikon arritjet e deritashme, thoshin të katërtit. Ky po i rrezikon jetët e policëve në veri, thoshin të pestit. Asociacioni duhet formuar sa më parë, thoshin të gjashtët. Ballkani i Hapur i zgjidh të gjitha këto probleme, thoshte një udhëheqës andej. 

EU dhe SHBA po ashtu i kërkonin Kurtit, shtyrjen e afatit të targave. Pse? Sepse askush nuk donte, një front të ri. Të gjithë i frikësoheshin një lufte të re, për të cilën ishte aq shumë e interesuar Rusia dhe Putini.

Ku të orientohej presioni ? Aty ku peri është më i hollë. Dhe perin më i hollë e kishte Kosova dhe Kurti.

Njëri nuk lëvizte vendit. I kish futur veshët në lesh dhe i kishte ngulur këmbët në baltë.

Vuçiqit i delte tymi nga qafa dhe gjithkah nga i kishte vrimat. Urdhëroi bandën e tij, që t´i dorëzonin mandatet. E urdhëroi skuadrën e tij, që t´i dorëzonin uniformat. E urdhëroi administratën e tij, që t´i mbyllnin byrotë dhe çka nuk urdhëroi.

Momenti i shpërthimit nuk ka kaluar dhe rrezikohet çdo qastë. Është çështje e hapur. Opozita derdhte vrerë mbi Kurtin. Presioni ndërkombëtar, vinte duke u rritur. Ujqit kërkonin mjegull dhe flitej për shkëndija, po Kurti nuk duket që lëviz nga vendi.

Do organizojmë zgjedhje të reja, foli Kurti. Opozita, Vuçiq dhe Serbia u ngritën në këmbë, por jo në tërë vendin e përfundoi fjalinë Kurti. Zgjedhje vetëm për veriun. U indinjuan ata që u ngritën në këmbë.

 Policinë do e zëvendësojmë me skuadër të re. Deputetët do i zëvendësojmë me të tjerët tha.

Vuçiqi gjëmonte. Ushtrinë e kish mobilizuar dhe i afrohej kufirit. Ne jemi të gashëm ta mbrojmë popullin serb, në rast nevoje thoshte.

Unë dhe Serbia jemi për paqe, deklaronte Vuçiq, derisa bëhej gati për sulm dhe luftë. Kurti po e provokon popullin serb dhe serbinë, thoshte. Parullat ishin të njëjta, siç i përdorte Putin në prag të sulmit të Ukrainës.

Kurti i përgjigjej se nuk do themeloi Asociacion një etnik, kurse Vuçiq gjëmonte nga histeria për t´i përpirë shqiptarët. Anglia dhe Gjermania po e përkrahin Kurtin, deklaronte.

 Ai do të donte që të gjithë të ishin pro Serbisë, pa marr parasysh se cila është Serbia edhe pse ia tejkalon me të bëmat e saj edhe Rusisë.

Zgjidhja më fatlume do të ishte që të binte Kurti. Me cilindo do gjenim zgjidhje, po me te është e pamundur, fliste para mediave Vuçiq.

EU dhe SHBA duhet të mendojnë për zgjedhje të reja në Kosovë, në mënyrë që të zëvendësohet Kurti, përndryshe rajonin do ta përfshijënë flakët, arsyetohej ai. Mbetet në vijim të shihet se çdo të ndodhë, po Kurti nuk po jep shenja dorëzimi. Ose do na fus në luftë, ose do e gjunjëzojë njëherë e përgjithmonë Serbinë. Njëra do ndodhë, për këtë do jemi dëshmitarë.

Lini një Përgjigje

Panairi i Librit 2022/ Nga Arti i Fjalës tek Arti i të Menduarit, 40 botime të reja në stendën e UET PRESS

Një vështrim ndryshe për “Bija e vjetër e nënës së re” të Preç Zogajt