Ish deputetja e Vetëvendosjes, Drita Millaku në përvjetorin e Komandat Drinit, Ekrem Rexhës, shkruan se ‘po i vije fundi dorasve’.
Ajo ka publikuar një foto të komandant Drinit në Facebook.
“Komandant pusho i qetë! Po i vije fundi dorasve…”, shkruan ish deputetja.
Gjatë vitit 2017, ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, se me urdhër dhe dijen e tyre është vrarë komandant Drini.
Millaku pati deklaruar se në vrasjen e tij ka gisht dikush pasi që sipas saj deri më tani edhe nuk po dekorohet nga presidenti.
“Kërkesa për dekorimin e Drinit është në sirtar qe katër vjet dhe asnjëherë nuk u mor parasysh”, kishte thënë Millaku.